Kriza energjetike në Europë ndjehet edhe në Shqipëri. OSHEE blen energjinë pesëfish më shtrenjtë  - Business Magazine Albania

Kriza energjetike në Europë ndjehet edhe në Shqipëri. OSHEE blen energjinë pesëfish më shtrenjtë 

Kriza energjetike

Rritja e çmimit të gazit natyror po shkakton një krizë të re në Europë, e cila ndikimin po e shtrin edhe në vendin tonë. Kjo rritje po reflektohet në fatura më të larta elektrike për konsumatorët. Spanja, Italia, Franca, Greqia dhe Britania janë ndër vendet e para që po përballen me krizën.

Në Italinë fqinje, institucioni që merret me vendosjen e çmimit të energjisë elektrike “ARERA” pritet të marrë një vendim së shpejti, ndërsa parashikimet janë që çmimet të rriten me 40%, raporton Ansa. Në Greqi gjithashtu ministri i Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas ka lajmëruar një rritje me 50% në tregun e energjisë sipas mediave të vendit helen.

Rritja e çmimit të gazit natyror po vjen për shkak të tranzicionit në një energji më miqësore me mjedisin ku shumë fabrika që punojnë me qymyr dhe impiante bërthamore janë mbyllur nëpër Europë, ndërkohë që për ato të mbetura janë rritur dyfish kostot për emetimin e dioksidit të karbonit. Krahas kësaj edhe kushtet klimaterike të këtij viti, kanë bërë që Rusia, furnizuesi kryesor i gazit në Europë, të ketë një vit të dobët prodhimi.

Efekti i kësaj krize tashmë është ndjerë edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, OSHEE ka blerë në ankandin e fundit 56 000 MW/h për 13 milionë euro energji me një çmim mesatar prej 233 euro euro/MWh sipas të dhënave të institucionit, shifra më e lartë kjo e regjistruar ndonjëherë, thuajse rreth 5 herë më shtrenjtë se një vit më parë kur përllogaritej në 50 euro/MW.

Përmes këtij ankandi, OSHEE ka arritur të sigurojë blerje energjie deri më 10 tetor. Nëse çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare nuk ndalin rritjen, OSHEE-së mund t’i duhet të paguajë më shtrenjtë në vijim në blerjen e radhës.

Kjo krizë duket se do të vazhdojë. Në një artikull të ‘The Economist’ analistët parashikojnë çmime të larta përgjatë gjithë dimrit, kur kërkesa për energji dhe ngrohje është edhe më e madhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0