“Kriza e çmimeve”/ Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 20 vite në muajin mars - Business Magazine Albania

“Kriza e çmimeve”/ Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 20 vite në muajin mars

Rritja drastike  e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre. Kjo ka bërë që inflacioni në mars të kërcejë në 5.7%, niveli më i lartë në 20 vite.

Kjo normë inflacioni është shumë më e lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë 3%, por e pritshme bazuar edhe në projeksionet e vetë institucionit sipas të cilit vala e shtrenjtimit të çmimeve nuk do të ndalet as në pjesën e mbetur të vitit.

Të gjitha mallrat thuajse janë shtrenjtuar këtë periudhë sipas statistikave, veçanërisht ushqimet kryesuar nga produktet bazë të shportës dhe karburantet për të cilat qytetarët shqiptarë kanë paguar ndjeshëm më shumë, çka bëri që qeveria të ndërhyjë për kufizimin e tyre përmes ngritjes së bordeve të monitorimit.

Lexo edhe: Lufta “godet” ekonominë/ Parashikimi i Financave: Rritja ekonomike do të jetë 3.2%

Kostot janë rritur edhe për faturat e qirave, ujit e dritave si dhe ato kafene e restorante.

Kriza e çmimeve do të vërë në vështirësi të mëdha edhe në vijim buxhetet e konsumatorëve shqiptarë që çojnë mbi 42% të shpenzimeve të tyre vetëm për ushqime, e duket se efektet e saj do t’i ndjejnë për një periudhë afatgjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0