Kreditimi i ekonomisë shqiptare nga bankat pëson rënie

Kreditimi i ekonomisë shqiptare nga bankat pëson rënie, preferojnë të investojnë jashtë


Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.32 trilionë lekë në fund të 9-mujorit 2015, duke shënuar një rritje me 2.4%, apo me 31 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin 2014, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Me bazë vjetore, (T III 2015/ T III 2014) aktivet e sistemit janë rritur me 4.1%.

Fondet, që bankat marrin nga depozituesit, i investojnë kryesisht në katër drejtime, marrëdhënie me bankën qendrore, hua për ekonominë, blerje të letrave me vlerë të qeverisë, ose i depozitojnë jashtë vendit.

Në 9 muajt e këtij viti, forma e investimit që ka dominuar në sistemin bankar ka qenë ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare”. Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 16.4% apo me 30 miliardë lekë në vlerë absolute (207 milionë euro), në raport me fundin e 2014-s, duke ndikuar në 100% të rritjes së totalit të aktiveve. Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre, sesa të japin hua në tregun e brendshëm, apo të blejnë letra me vlerë të qeverisë.

Ky proces (vendosja e parave të lira te mëmat, në vend që të investohen në kredi apo letra me vlerë të qeverisë vendase) njihet si ‘deleveraging’, apo ulja e varësisë së aktiveve të bankave me kapital perëndimor nga investimet në tregun e letrave me vlerë apo kredi dhe po ndodh në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Lindore që nga viti 2010. Pas një ngadalësimi në 2013-ën dhe gjysmën e parë të 2014-ës, ky proces është përshpejtuar sërish vitin e fundit, duke reflektuar një rritje të perceptimit të riskut të bankave perëndimore për tregun shqiptar.

Bankat-ekonomi-kreditim-businessmag

Megjithëse në depozitat interbankare paguhet “interes 0″ apo “interesa negative” , bankat janë të detyruara të mbajnë në llogari depozite fonde të tepërta që mbledhin nga klientët, teksa mungojnë projektet e besueshme nga aplikantët për kredi. Bankat janë të detyruara edhe me ligj të marrin depozitat e klientëve, edhe pse nuk kanë ku t’i investojnë, ndërkohë që alternativat e investimeve janë të limituara. Në shtator, kredia e re në euro ishte në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit, çka duket se i ka detyruar bankat që fondet e lira t’i vendosin jashtë vendit.

Huaja dhënë sektorit privat (neto, duke hequr provigjionimet për huatë me probleme) shënoi një rënie me 0.4% në fund të shtatorit në raport me dhjetorin 2014-s, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në tremujorin e tretë . Edhe Shoqata e Bankave konstatoi në deklaratën e saj të fundit se huaja për bizneset është tkurrur, ndërsa për individët ecuria ka qenë më pozitive.

Një tjetër zë që ka shënuar rënie ka qenë ai i veprimeve me letrat me vlerë, me bankat që kanë ulur investimet në letrat me vlerë me 2.6% në krahasim me fundin e 2014-s. Bankat me kapital të huaj vazhduan të ashtuquajturin proces të ‘deleveraging’, duke ulur ekspozimin në investimin me letrat me vlerë të qeverisë, në linjë me orientimin e mëmave.

Në nëntor të këtij viti, bankat kanë shfaqur interes të lartë për të blerë eurobondin e qeverisë shqiptare. Kjo e fundit emetoi të premten 450 milionë euro me kupon 5.75%. Nuk dihet ende se sa nga kjo shumë është blerë nga bankat tregtare në Shqipëri, por këto të fundit kanë preferuar këtë alternativë investimi në raport me kredinë në euro, që ka një interes rreth 5% dhe risk më të lartë, apo dhe vendosjen jashtë me interesa negative.

/Lapsi.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0