Kosto e ushqimit dhe pijeve në Europë/ Prishtina dhe Tirana ndër qytetet më të lira! - Business Magazine Albania

Kosto e ushqimit dhe pijeve në Europë/ Prishtina dhe Tirana ndër qytetet më të lira!

Kosto e ushqimit dhe pijeve në Europë/ Prishtina dhe Tirana ndër qytetet më të lira!

Edhe nëse keni bërë gjithçka siç duhet, duke rezervuar akomodimin dhe transportin paraprakisht, një gjë që mund të rrisë koston e pushimeve është ushqimi dhe pijet. Platforma e prenotimeve të udhëtimeve Omio ka bërë disa kërkime në qytetet europiane, ku të ngrënit jashtë nuk do t’ju falimentojë. Ata studiuan koston mesatare të një vakti, një kapuçino dhe birrës vendase dhe të importuar, për të krijuar renditjen e tyre  dhe ka disa vende vërtet të lira në listë.

Prishtinë

Në krye të listës është Prishtina në Kosovë, ku një vakt kushton mesatarisht 4.18 £, nj birrë vendase është vetëm 1.67 £ dhe një kapuçino kushton 1.02 £. Në fakt, ajo u mund vetëm në një nga këto kategori – birra lokale në Minsk, Bjellorusi kushton vetëm 94 p. – por secili vend në top 10 ofron një vakt për më pak se 10 £. Edhe Tirana përfshihet në renditjen e qyteteve më të lira, përkatësisht në vendin e dhjetë.

Tiranë

Në anën tjetër të shkallës, Oslo renditet si qyteti më i shtrenjtë për ushqim dhe pije në Europë. Një vakt kushton mesatarisht 20,30 £, një birrë vendase 8,83 £ dhe një kapuçino 3,70 £. Vaduz, Reykjavik, Kopenhagen dhe Berna përfundojnë pesë qytetet më të shtrenjta për ushqim.

Lexo edhe:Mbill një pemë, kontribuo në trashëgiminë e Parkut Drilon-Tushemisht

Qytetet më të lira për ushqim dhe pije:

  1. Prishtinë, Kosovë
  2. Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë
  3. Shkup, Maqedonia e Veriut
  4. Kishinau, Moldavi
  5. Minsk, Bjellorusi
  6. Podgoricë, Mali i Zi
  7. Pragë, Çeki
  8. Budapest, Hungari
  9. Sofje, Bullgari
  10. Tiranë, Shqipëri

Qytetet më të shtrenjta për ushqim dhe pije:

  1. Oslo, Norvegji
  2. Vaduz, Lihtenshtajn
  3. Reykjavik, Islandë
  4. Kopenhagë, Danimarkë
  5. Bernë, Zvicër
  6. Monako
  7. Dublin, Irlandë
  8. Helsinki, Finlandë
  9. Amsterdam, Holandë
  10. Qyteti i Luksemburgut, Luksemburg

timeout

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0