“Zootopia 2” thyen të gjitha rekordet në Hollywood, filmi i animuar... - Business Magazine Albania

“Zootopia 2” thyen të gjitha rekordet në Hollywood, filmi i animuar më fitimprurës i të gjitha kohërave!

“Zootopia 2” është shndërruar në një fenomen global të animacionit, duke fituar 1.7 miliardë dollarë në shitjet e biletave dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të “Inside Out 2” me 1.69 miliardë dollarë. Ky sukses e vendos tani si filmin e animuar me fitimet më të larta në historinë e Hollywood-it.

Filmi i ri është gjithashtu në vendin e nëntë në listën e përgjithshme të filmave me fitimet më të larta, pas superproduksioneve si “Avatar”, “Titanic”, “Avengers: Endgame” dhe “Star Wars: The Force Awakens”. Megjithatë, rekordi i “Ne Zha 2” në Kinë, me 2.25 miliardë dollarë, mbetet ende më lart në nivel botëror për animacionin.

Alan Bergman, bashkëkryetar i Disney Entertainment, e përshkroi këtë moment si historik: “Ky sukses i jashtëzakonshëm u përket mbi të gjitha fansave në mbarë botën, entuziazmi i të cilëve e bëri të mundur. Jemi jashtëzakonisht krenarë për krijuesit tanë të filmave dhe mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e realizuan këtë arritje.”

“Zootopia 2” tregon se kombinimi i histori kreative, personazheve të dashur dhe animacionit të shkëlqyer mund të shndërrohet në sukses të vërtetë global, duke lënë gjurmë të thella në industrinë e filmave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0