Kosto e jetesës bëhet më e lartë për qytetarët. Të gjitha çmimet e produkteve të shportës janë rritur - Business Magazine Albania

Kosto e jetesës bëhet më e lartë për qytetarët. Të gjitha çmimet e produkteve të shportës janë rritur

kosto e jeteses

Rritja e çmimeve ka arritur një nga nivelet më të larta në muajin dhjetor duek shkuar ne 3.7%. Qytetarët çdo ditë po shpenzojnë më shumë për produktet e tyre të përditshmërisë, apo siç cilësohen produktet e shportës.

E para është buka që ka shkuar nga 80 në 90 lekë, më pas vaji për gatim ka pësuar një rritje gati me 30 lekë,së bashku me orizin dhe sheqerin.

Nga e gjithë kategoria e ushqimeve rritjen më të lartë e kanë pësuar frutat dhe perimet. Ndërkohë edhe transporti ka një nga rritjet më të forta, me çmimet e karburanteve të rritura me nga 50 lekë që pas pandemisë.

Nëse një familje me një mesatare prej katër personash harxhonte rreth 83 400 lekë në muaj sipas INSTAT në 2020-ën, shpenzimet janë shtuar edhe me minimalisht 5 000 lekë , duke e çuar totalin në 88 000 mijë lekë në muaj.

Lexo edhe: Nafta shkon 195 lekë/litër. Rritja filloi që në shtator, Shqipëria reflekton çmimet e tregjeve ndërkombëtare

Paga mesatare në Shqipëri është rreth 56 400 lekë, ndërsa nëse një familje ka dy të punësuar, atëherë ata nuk kalojnë 112 400 lekë, duke i lënë atyre shumë pak kursime mënjanë dhe duke e vënë shtresën e mesme të shoqërisë nën një presion të fortë me pandeminë që ende vazhdon.

Guvernatori Gent Sejko është shprehur se çmimet e larta do na shoqërojnë gjithë vitin dhe në këto kushte përkeqësohen disa tregues në ekonomi.

I pari është ai i rrezikut që për të qenë i varfër, ku sipas statistikave  1 në 3 familje me fëmijë në varësi vlerësoheshin të rrezikuara nga varfëria në 2020-ën, ndërsa një personi që i duheshin 18 600 lekë për të mbijetuar tashmë do t’i duhen rreth 2 000 lekë më shumë, teksa rritja e çmimeve zhvlerëson ndihmën dhe asistencat sociale.

Një tjetër problem që rritja e çmimeve do shkaktojë është për pensionistët. ISSH ka parashikuar të indeksojë pensionet e tyre deri në kufirin 3%, por duke qenë se inflacioni pritet më lartë se kjo normë, pensionet e tyre mund të vijnë me ulje këtë vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0