Kosova me pullë postare për nder të mjekëve që kanë humbur jetën në përballje me COVID-19 - Business Magazine Albania

Kosova me pullë postare për nder të mjekëve që kanë humbur jetën në përballje me COVID-19

Kosova ka promovuar pullën postare “Heronjët Mantelbardhë” për nder të njohjes së kontributit të të gjithë personelit shëndetësor që kanë humbur jetën në ballafaqimin me COVID-19, raporton Anadolu Ageny (AA). Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili takoi përfaqësuesit e Postës së Kosovës dhe përfaqësues të personelit mjekësor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), tha se kërkesa për një pullë postare të tillë ka qenë e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që sadopak t’u njihet kontributi personelit shëndetësor që humbën jetën në përballje me pandeminë.

“Besoj dhe shpresoj se kjo njohje dhe kjo ecje e pullës postare do të tregojë mundin, sakrificën dhe përkushtimin e ‘mantelbardhëve’ të cilët kanë bërë dhe po bëjnë të pamundurën në trajtimin e pacientëve me COVID-19”, theksoi Zemaj, i cili për nder të të gjithë profesionistëve shëndetësorë u ka ndarë nga një pllakë të kësaj pulle postare disa prej mjekëve të pranishëm në takim.

Drejtori i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi tha se përmes kësaj pulle postare po tentohet sensibilizimi i qytetarëve për kujdesin nga pandemia. Smakiqi tha se në situatën në të cilën tani gjendet shoqëria, barra ka rënë mbi supet e mantelbardhëve dhe për këtë ata meritojnë emërtimin “heronj”.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të prezantojmë emisionin e ri të pullave postare me titull Heronjtë Mantelbardhë të cilën Posta e Kosovës e ka vënë në qarkullim. Pulla postare si simbol i shtetësisë përpos rolit që ka në shërbim postar, kryen edhe rolin madhor të prezantimit të vlerave kulturore, historike, të arriturave në art dhe shkencë në vendin tonë”, theksoi ai.

Infektologu Sali Ahmeti dedikimin e pullave postare për personelin shëndetësor e vlerësoi si një përkrahje dhe mirënjohje për punën e tyre. Ahmeti tha se të gjithë mantelbardhët e të gjitha niveleve shëndetësore dhe spitaleve kanë bërë një punë të vetëmohueshme gjatë pandemisë, ku në moment të caktuara është kërkuar një mbingarkesë nga e cila disa kanë përfunduar edhe me humbje jete.

“Gjatë kësaj pandemie kemi mësuar shumë gjëra, në mesin e tyre mendoj se është ajo që edhe në situata shumë të vështira, kur bëhet një punë ekipore, gjithmonë rezultatet nuk do të mungojnë. Ne ‘mantelbardhët’ përkundër rrethanave të vështira në përballje me pandeminë, kemi pasur rrethana lehtësuese për faktin se kemi punuar si ekip”, theksoi Ahmeti. Në Kosovë që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani kanë vdekur më shumë se 20 mjekë dhe infermierë, ndërsa gjatë kësaj kohe, më shumë se 1 mijë janë infektuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0