Koronavirus në Shqipëri. Kompanitë IT me punonjës në distancë. IDS me 1000 punonjës smart work - Business Magazine Albania

Koronavirus në Shqipëri. Kompanitë IT me punonjës në distancë. IDS me 1000 punonjës smart work


Përhapja e epidemisë edhe në Shqipëri po nxit sipërmarrësit të gjejnë zgjidhje të reja për punën. Sipërmarrësi Agron Shehaj, themelues dhe drejtues i kompanisë IDS, e cila kryen disa shërbime teknologjike për tregje të ndryshme ka vendosur të angazhojë punonjësit nga shtëpia. Ai thekson se, “e vetmja mënyrë që të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve”. Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart working.

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë”.

Shehaj thekson se, ky është vendim drastik, por fatkeqësisht është e vetmja mënyrë e sigurtë për të ruajtur shëndetin e bashkëpunëtorëve dhe familjeve të tyre. “Kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit në Milano dhe jam i bindur që duhet të mësojmë nga gabimet në Itali edhe të marrim menjëherë masa drastike”.

Të gjitha përkujdesjet mund të ndihmojnë për ndalimin e epidemisë, por e vetmja gjë e sigurt është kufizimi në maksimum i kontaktit mes njerëzve.

IDRA, kompania e kërkimit dhe konsulencës ka vlerësuar gjithashtu situatën serioze. drejtuesit e saj bëjnë të ditur se kanë vendosur që puna e stafit të vijojë nga shtëpia, online. “Duke filluar nga nesër, prezenca në zyra do të jetë minimale vetëm për çështje emergjencash. Puna gjithsesi do të vijojë normalisht nëpërmjet platformave tona online”, theksohet në njoftimin e kompanisë.

Duke shprehur besimin se kjo situatë do të kalojë shpejt dhe se nuk ka nevojë absolutisht për panik, ftohen të gjjthë të zbatojmë rigorozisht rregullat që kërkojnë specialistët e fushës dhe të minimizojmë kontaktet në grupe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0