Koronavirus, ekonomia italiane në recesion - Business Magazine Albania

Koronavirus, ekonomia italiane në recesion


Koronavirusi ka dëmtuar rëndë bursën në nivel global. Pas tregjeve financiare aziatike, rënia u shënua tek tregjet europiane dhe më tej edhe në Wall Street.

Prej pak ditës, edhe tregu fqinj Italia po përballet jo vetëm me një situatë të pazakontë shëndetësore por, edhe me dëme të mëdha ekonomike. Piazza Affari u mbyll një ditë më parë me një rënie mbi 5%. Aksionet e Ftse All ranë 5.51%. Vlera e shportës së aksioneve të total në bursën e Milanos shënboi një rënie prej 30 miliardë eurosh.

Efekti Koronavirus ka prekur të gjitha tregjet e aksioneve në Europë: Frankfurti mbylli ditën me -4 %, Parisi -3,94%, ndërsa Londra -3.34%.

Në të gjithë tregun europian të bursës dëmi financiar vetëm në një ditë, sipas il Sole 24 Ore ishte     -352 miliardë euro.

Zhvlerësimi dhe “paralizimi” i disa aktiviteteve ekonomike në në një prej tregjeve më të rëndësishme për Shqipërinë, po ndikon në kalimin zyrtar të Italisë në recesion. Të dhënat e tremujorit të kaluar e paraqisnin Italinë në prag të recesionit, ndërsa goditja nga koronavirus e ka çuar atë zyrtarisht në recesion.

Recesioni teknik është pothuajse i sigurt me humbjen prej -0.3% në tremujorin e katërt. Ndërkohë viti 2020 po shkon drejt rënies me vlerësime midis -0.5% dhe -1%. Këto janë vlerësimet e para të ekonomistëve mbi ndikimin Koronavirusit në Itali.

Në tregjet botërore nafta ka regjistruar ulje të theksuar të çmimit në Nju Jork ( -4.29%, duke zbritur në 51.08 dollarë për fuçi).

Tregjet aziatike të aksioneve vijojnë të jenë negative për shkak të mbizotërimit të frikës për Koronavirus.

Një tendencë tërësisht të kundër ka çmimi i arit. Çmimi i tij ka arritur vlerën e 1.678.58 dollarë për një onc, më i larti i shtatë viteve të fundit, sipas Agjensisë italiane të lajmeve ANSA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0