Koreja e Veriut ndalon zyrtarisht aksesin në Facebook, Twitter, YouTube! - Business Magazine Albania

Koreja e Veriut ndalon zyrtarisht aksesin në Facebook, Twitter, YouTube!


Në një lëvizje ku theksohet shqetësimi i qeverisë në lidhje me shpërndarjen e informacionit online Korea e Veriut ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e Facebook, YouTube, Twitter dhe website-t e Koresë së Jugut.

Lajmërimi i Ministrisë së Postimeve dhe Telekomunikimeve u postua këtë javë në providerin kryesor mobile të vendit, Koryolink dhe në të tjera vende që u shërbejnë përdoruesve të Internetit.

Shumë pak koreano-veriorë kanë akses në Internet. Ata mund të aksesojnë vetmë një intranet “të cunguar” e të sanksionuar nga qeveria. Por të huajtë kanë mundur më parë të navigojnë në internet pothuajse pa asnjë kufizim eksplicit, pavarësisht se ky aktivitet online monitorohej.

Kufizimet e reja do ta bëjnë më të vështirë për vizitorët ose komunitetin e vogël të të huajve në Korenë e Veriut për të postuar informacione në kohë reale rreth vendit për botën ‘e jashtme’, gjithashtu koreano-veriorëve do t’u kufizohet aksesi i informacionit që postojnë vendet e tjera rreth Koresë së Veriut.

Lajmërimi i qeverisë përfshinte YouTube, Facebook, Twitter, Voice of America dhe portalet e mediave të Koresë së Jugut si shembuj specifikë të bllokimit për një periudhë të caktuar kohe. Gjithashtu thuhet se edhe faqet e lojërave të kumarit, të seksit dhe faqet për të rritur janë bllokuar.

Gjithashtu në lajmërim thuhej se cilido i cili do të përpiqej të hakonte faqe të tilla, t’i aksesonte në një mënyrë “jo të duhur” ose të shpërndante “të dhëna kundër republikës koreane” do të ishte subjekt i ndëshkimeve nën legjislacionin e Koresë së Veriut. Por në të nuk specifikohej ndëshkimi.

Koreja-e-Veriut-ndalim-rrjete-sociale-businessmag

Kufizimet e reja të Koresë së Veriut janë të ngjashme me çensurën e Internetit të Kinës fqinje, e cila në përgjithësi lejon më shumë akses, por nga ana tjetër ndalon në mënyrë strikte portale që Beijingu mendon se janë politikisht sensitive ose të dëmshme nga pikëpamja sociale.

Vlerësohet se në ditët e sotme rreth 2 milionë koreano-veriorë janë ata që përdorin një telefon, por me pak përjashtime aksesi në Internet është i limituar deri te zyrtarët, teknicienët ose të tjerë individë që kanë leje speciale për ta përdorur atë, zakonisht edh enë këto raste nën mbikqyrje të lartë.

Instagrami nuk ishte në listën e faqeve zyrtarisht të ndaluara nga qeveria komuniste e Koresë së Veriut dhe po funksionon normalisht, pavarësisht se qershorin e kaluar aksesimi në disa aplikacione të veçanta për shpërdarjen e fotove ndalohej për “përmbajtje të dëmshme”.

 

/Artikulli u publikua më parë te Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0