Korea e Jugut ka nisur një projekt për të krijuar trenin me shpejtësinë më të lartë - Business Magazine Albania

Korea e Jugut ka nisur një projekt për të krijuar trenin me shpejtësinë më të lartë


Korea e Jugut do të krijojë një tren super të shpejtë. Sipas burimeve zyrtare, ai do të udhëtojë me shpejtësi 620mph (997 km/h), duke reduktuar edhe kohën e udhëtimit në vend.

Ai do të veprojë brenda një “tubi me presion të ulët.” Instituti i kërkimeve hekurudhore në Kore tha: “Ne shpresojmë të krijojmë një tren ultra të shpejtë në një të ardhme jo shumë të largët. Shumë vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Kina po konkurrojnë për të marrë rolin udhëheqës në këtë teknologji futuristike dhe ne gjithashtu do të përpiqemi që të parandalojmë rivalët tanë globale.

Ky projekt i ri i Koresë vjen disa muaj, pasi u zbulua se Hyperloop, një sistem tranzit futuristik që lejon udhëtarët të arrijnë destinacionet e tyre me shpejtësi të lartë, po vjen një hap më afër realitetit.

koreja-e-jugut-nderton-trenin-e-shpejtesise-se-larte-2

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0