Kontrolloni WhatsApp-in. Aplikacioni do të sjellë një ndryshim të ri

Kontrolloni WhatsApp-in. Aplikacioni do të sjellë një ndryshim të ri


Rrjeti social ka njoftuar gjatë Samitit të Marketingut nga Facebook në Hollandë, se aplikacioni shumë shpejt do të ketë ndryshime.

Risia e fundit e WhatsApp ishin Statuset, ku ti mund të postosh foto apo video që zgjasin 24 orë, e ngjashme kjo me Instagram. Por krahas tyre ju do të shihni dhe shumë reklama në aplikacion.

Foto mëposhtë ju tregojnë disa slide nga prezantimi:

Siç mund ta shihni dhe nga foto, Status Ads zënë të gjithë ekranin, siç bën një status standard. Por në vend të emrit të kontaktit tuaj, aty do të shihni emrin e kompanisë. Ju mund të tërhiqni lart postimin, për të marrë më shumë informacion rreth produktit apo shërbimit që po reklamohet.

WhatsApp konfirmoi se reklamat do të shfaqeshin muaj më parë, që kjo të mos ishte një surprizë e lançimit. Në fakt surpriza është që ne ende nuk kemi parë asnjë reklamë as në iOS e as në Android.

Bashkë me Status Ads, WhatsApp gjithashtu prezantoi një format të ri më të pasur për mesazhet për përdoruesit e kategorisë Biznes në WhatsApp.

/Bgr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0