Konkursi i Parë Rajonal Business Pitching zhvillohet në Beograd mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor - Business Magazine Albania

Konkursi i Parë Rajonal Business Pitching zhvillohet në Beograd mbështetur nga Fondi i Ballkanit Perëndimor


Projekti LEADER merr për herë të parë një përqasje të përbashkët rajonale, duke rritur ndikimin dhe vizibilitetin e saj.

Pas përfundimit të edicioneve të suksesshme të projektit LEADER dhe shpalljes së tre fituesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë & Hercegovina, fituesit kanë mundësinë për të bërë pitch idetë e tyre të biznesit përpara një jurie rajonale dhe ndërkombëtare për herë të parë në Konkursin Rajonal Pitching Business në Hotel Hilton – Beograd më 22 Qershor, nga ora 15:30 deri në 17:30.

Ne jemi kaq të lumtur që njoftojmë fituesit e projektit LEADER nga tre vendet rajonale. Nëntë fituesit tanë – Valentina Čolić, Jovana Stankoviq dhe Tamara Jevtoviq nga Serbia; Olga Rajçik, Todor Panev dhe Bojana Zavkova nga Maqedonia; si dhe Emina Zahirović-Pintariq, Ali Sayyed dhe Srđan Majkić nga Bosnjë & Hercegovina, janë kaq të etur për të prezantuar idetë e tyre të biznesit, pasi kanë marrë mentorimin e vazhdueshëm dhe kanë mësuar gjithçka që nevojitet për të drejtuar një biznes të suksesshëm,”– informojnë përfaqësuesit e tre site-ve, përkatësisht CANSEE, Macedonia2025 dhe Restart.

Konkursi i parë i hapjes së Business Pitching është mundësuar në sajë të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor përmes ‘People to People Contact’ të Sipërmarrësve të Rinj,” financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor, i krijuar me qëllim financimin e projekteve të vogla dhe të mesme në fushën e arsimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konkursi i dytë rajonal i Business Pitching do të mbahet më 9 GushtSarajevë (Bosnje dhe Herzegovinë) dhe fituesit do të mbajnë pitch së bashku për herë të tretë në Shkup (Maqedoni) më 7 Nëntor, si pjesë e Samitit Macadonia2025.

Aktivitetet e përbashkëta të projektit do t’u sigurojnë fituesve të projektit Leader një mundësi të madhe për të rritur vizibilitetin rajonal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0