Konkurs Kombëtar Arkitekture

Konkurs Kombëtar Arkitekture


Në kuadrin e Programit IPA 2017 “Turizmi për Zhvillimin Ekonomik Vendor” Delegacioni i BE-së shpall konkursin për Projekt Propozime për ndërtesa të reja që mund të përdoren për hoteleri (B&B) me veçori arkitekturore tradicionale nga tri treva në Shqipëri: Shkodër, Fier/Berat dhe Korçë.

Objektivi i këtij konkursi është nxitja e ndërtimit të strukturave të reja mikpritëse turistike në Shqipëri përmes zbatimit të zgjidhjeve novatore për planifikimin e turizmit, arkitekturën, peizazhin dhe dizajnimin e brendshëm, duke respektuar veçoritë e shtëpive tradicionale shqiptare.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri fton profesionistë të rinj, studentë apo të diplomuar me njohuri mbi arkitekturën apo fusha të tjera që lidhen me të, të marrin pjesë në këtë konkurs dhe të paraqesin projekt idetë e tyre.

  1. Kriteret përzgjedhës dhe pjesëmarrja në konkurs

Pjesëmarrja është e hapur për profesionistë të rinj, studentë apo të diplomuar me njohuri mbi arkitekturën apo fusha të tjera që lidhen me të.

Të gjithë kandidatët duhet të jenë 20-35 vjeç.

  1. Kërkesat për projekt idenë
  • Vendndodhja gjeografike – ndërtesat referencë për çdo trevë duhet të jenë përkatësisht:
    • për trevën e Shkodrës, banesa tradicionale qytetare me tumë (solarium-çardak)
    • për trevën Fier/Berat, shtëpitë e veçanta tradicionale të Beratit ose banesa qytetare me tumë
    • për Korçën banesa tradicionale rurale dykatëshe të gjysmëshekullit të 19-të (tipi i banesave të Dardhës, tipi i banesave të Sinicës).
  • Pjesa e jashtme – zgjidhjet e propozuara arkitekturore për fasadat, çatitë dhe  madhësitë e banesave të reja duhet të jenë në përputhje me arkitekturën e ndërtesave historike të trevave të propozuara.
  • Funksionaliteti – zgjidhjet e propozuara arkitekturore për qëllimet e kësaj thirrjeje dhe pjesa e brendshme e banesave të reja me fjetje dhe mëngjes duhet të respektojnë funksionalitetin tradicional të ndërtesave historike të trevave të propozuara.
  • Struktura– struktura e banesave të propozuara duhet të jetë prej muresh mbajtës prej guri dhe elemente strukturorë vertikalë dhe horizontalë prej druri, në përputhje me sistemin përkatës strukturor të banesave.
  • Materialet – materialet e përdorura duhet të jenë tradicionale: gurët, gëlqerja dhe materialet e drurit duhet të vijnë nga guroret, minierat dhe rezervat vendore origjinale.
  • Mjedisi – projekt ideja duhet të përmbushë kërkesat mjedisore, duhet të jetë miqësore me mjedisin, me theks te kursimi i energjisë.
  • Elementet tipikë dhe historikë të rajonit – projektuesit duhet të marrin parasysh elementët tipikë dhe historikë të arkitekturës tradicionale vendase, sidomos të monumenteve të kulturës së trevave ku janë të vendosura banesat, duke i kushtuar gjithashtu vëmendje përdorimit etnografik të ndërtesave.
  1. Formati i  kërkuar për propozimet dhe mënyrat e paraqitjes

Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë vetëm një propozim për çdo trevë në PDF format A3, si në formë elektronike ashtu dhe në kopje të shtypur (1 kopje), që do të përfshijë këto faqe:

  • një analizë të shkurtër historike dhe etnografike, si dhe një studim të gjendjes së ndërtesave tradicionale të trevës së propozuar (në format A4);
  • planimetrinë e objektit;
  • planin e çdo kati me dimensione;
  • planin e çdo kati me mobilim;
  • fasadat;
  • pjesë teknike ku të specifikohen materialet e punimeve të brendshme;
  • detajet e skeleteve dekorativë;
  • detajet e fragmenteve kryesore të madhësive dhe hyrjeve;
  • imazhe 3D;
  • specifikime teknike (format A4) që duhet të përmbajnë: specifikimet dhe materialet e nevojshme arkitekturore, konkluzionet, rekomandimet dhe pritshmëritë e projekt idesë.
  • Maksimumi 4 skica (format A0) ku të paraqitet i gjithë propozimi.

Afati: 20 tetor – 15 dhjetor 2017

Paneli i jurisë do të përzgjedhë dy fitues për çdo vendndodhje, për Çmimin e Parë dhe Çmimin e Dytë. Fituesit do të shpërblehen me 350,000 Lekë për Çmimin e Parë dhe 200,000 Lekë për Çmimin e Dytë.

Për të aplikuar dërgoni propozimin tuaj (PDF) në info@euin.al, si dhe kopjen e shtypur në:

EU Info Center

Pallati i Kongreseve

Bulevardi Dëshmoret e Kombit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0