Konflikti nga Berisha, Ministria: Negociatat me CEZ-in, vijojne - Business Magazine Albania

Konflikti nga Berisha, Ministria: Negociatat me CEZ-in, vijojne


TIRANE- Qeveria shqiptare nuk i ka nderprere negociatat me kompanine energjetike CEZ Group te Republikes Çeke. Konfirmimin e bejne per Shqiptarja.com burime zyrtare prane ministrit te Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri. Te pyetur ne se diskutimet per çeshtjet, qe kane mbetur pa zgjidhur qe nga periudha e qeverisjes se kaluar, jane nderprere, zyrtare te larte te Ministrise deklaruan se specialiste te ketij dikasteri, por edhe te CEZ Shperndarje, ERE, e perfaqesues te tjere te shtetit shqiptar jane ende ne diskutime e siper me palen çeke. “Negociatat vazhdojne”, deklaruan ata ne nje komunikim telefonik.

Ndikimi i kompanise CEZ ne politiken e Prages zyrtare eshte i konsiderueshem. Ajo ka pushtet te ngjashem me monopolet gjigante energjetike te tilla si ENI ne Itali, etj. Ne keto kushte, anulimi i licenses per tregtim dhe shperndarje te energjise elektrike me pakice, pasi iu krijua, edhe per faj te qeverise Berisha, nje “grope” e madhe financiare, kryesisht nga institucione shteterore, do te ushtronte ndikim edhe ne marredheniet e qeverise çeke me Shqiperine.

Duke mbajtur parasysh kete peshe, ish-kryeministri Berisha, ne tetor te vitit 2008, kur po kerkonte per here te pare statusin kandidat ne BE, qeveria shqiptare miratoi vendimin per shitjen e 76% te aksioneve te sistemit te shperndarjes se energjise elektrike tek kompania çeke, CEZ Group. Por, privatizimi me vone do te shnderrohej ne nje nga deshtimet me te medha strategjike te vendit. Kontrata hyri zyrtarisht ne fuqi 6 muaj me pas. Ne 23 prill te vitit 2009, parlamenti miratoi marreveshjen, e cila i kalonte monopolin e shperndarjes se energjise kompanise çeke CEZ. Kur kishin kaluar vetem 5 dite nga ky akt, ish-kryeministri Sali Berisha mberriti ne pallatin qeveritar te Prages per t’i dorezuar homologut te tij çek, Mirek Topolanek, kerkesen e Shqiperise per kandidim ne BE.

Dy-tre vjet me pas, nisen konfliktet midis dy paleve. Privatet vijonin te vidhnin energji dhe policia nuk pranonte te ushtronte rolin e saj ne zona te gjera debitore. Konflikti arriti kulmin ne vitin 2012 kur kompania nderpreu energjine e ujesjellesave – debitore gjigande – ne disa qytete, çka çoi edhe ne protesta. Keshtu, ne janar te vitit te kaluar, duke ndikuar mbi Entin “e pavarur” Rregullator te Energjise, qeveria i hoqi licensen, duke e shpronesuar faktikisht CEZ-in.

Prej janarit te vitit 2013 gjithçka mbeti ne heshtje dhe Shqiperia rrezikonte te perballej ne Gjykatat e Arbitrazhit nderkombetar, ne Paris apo Rome, nderkohe qe qeveria e re nisi menjehere negociatat per te gjetur nje zgjidhje mirekuptimi. Por CEZ kerkon nje shifer shume te larte, 200 milione euro.

Situaten e komplikoi edhe nje mospagese per nje kompani te huaj private qe qeveria e meparshme pajtoi per auditim.
Nderkohe, duket se shanset per te gjetur nje zgjidhje ende nuk kane marre fund. Pritet te mesohet ne se zgjidhja do te jete nje pagese e kripur demshperblimi nga ana e Shqiperise, apo CEZ Group do te pranonte te rikthehej ne treg, por me kushtin e padiskutueshem qe te mos trajtohej me si me pare.

 

(shqiptarja.com) 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0