Konfindustria: Të vihet në punë TEC i Vlorës - Business Magazine Albania

Konfindustria: Të vihet në punë TEC i Vlorës

TEC i Vlorës

Konfindustria i kërkon qeverisë, që në kushtet e gjendjes së krizës së shpallur energjitike, të marrë masat për të vënë në gjëndje pune sa më shpejt TEC-in e Vlorës.

Sipas Konfindustrisë, “është e rëndësishme të kuptohet, se përse dhe cilët janë agjensitë publike dhe individët përgjegjës të mosvënies në funksion deri tani. Prodhimi i energjisë elektrike nga TEC-i i  Vlorës, me fuqi të instaluar afër 100 MGw do të shmangte plotësisht sjelljen e anijeve gjeneruese nga Bangladeshi, që do t’u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 70 milionë $USA, përvec dëmeve të mëdha mjedisore shoqëruese të tyre”.

Mbajtja në “ konservim” dhe jo në gjendje pune e TEC-it i kushton më shumë se 1 milion $/vit buxhetit i KESH.sha. duke u përcjellë drejtëpërdrejt në rritjen shtesë të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe e pashpjegueshme, që prej më shumë se 11 vitesh TEC-i Vlorës është lënë jashtë funksionit dhe nuk prodhon energji elektrike për shkak të një problemi teknik. Defekti teknik kushtonte më pak se 7 milion $USA, ose 10 herë më pak se qiraja që do t’u paguhet anijeve të Bangladeshit.

Lexo: Rikthehet INNVEST Summit, një konferencë dy ditore dedikuar teknologjisë dhe investimeve

“Asnjë përpjekje nuk u ndërmor për të kthyer në gjendje pune TEC-in e Vlorës edhe pas shpalljes nga Kryeministri Rama të gjendjes së krizës energjitike në vitin 2021 dhe në vazhdim”, thuhet në njoftimin për media të Konfindustrisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0