Konfindustria: "Të merren masa për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës" - Business Magazine Albania

Konfindustria: “Të merren masa për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës”

Zonës Industriale të Tiranës

Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e bizneseve, kërkon marrjen e masave sa më të shpejta për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale të Tiranës në autostradën Durrës-Tiranë. Në zonën industriale në fjalë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.

Rruga në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës është në gjendje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të mjeteve në zonë përbën një ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë çdo standardi ndërkombëtar të lejuar.

Lexoni: Konfindustria kërkon shtyrje të zbatimit të procesit të fisakalizimit

Konfindustria, duke marrë shkas nga shembulli i mësipërm, por edhe nga gjendja e vështirë e infrastrukturës rrugore në pothuaj të gjitha akset e tjera të rëndësishme kombëtare vlerëson, se skema e sotme e menaxhimit të mirëmbajtjes të sistemit rrugor është e dështuar. Këtu përfshihet edhe projekti përkatës i financuar me kredi nga Banka Botërore. Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor i kushtojnë mjaft shtrenjtë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shenja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0