Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e rradhes të fillimit të aktivitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë/APEX Shqipëri-Kosovë. Bursa duhet të kishte filluar në fund të muajit nëntor 2022, por është shtyrë edhe për disa muaj të tjerë në vitin e ardhshëm. Deri tani janë më shumë, se 4 vite vonesë në fillimin e punës së APEX.
Konfindustria vlerëson, se vonesat e tejzgjatura në vite të fillimit të punës së bursës së energjisë lidhen me interesa të fuqishme politike dhe trysni të grupeve të përfituese tregtare të mbajnë të hapur hapsirat të mëdha për subjektivizëm dhe korrupsion në shitje-blerjet e energjisë elektrike. Bursa do t’i kufizonte ndjeshëm mundësitë e mësipërme.
Tregu i transaksioneve të energjisë elektrike në Shqipëri përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në ekonominë kombëtare me më shumë se 600 milionë euro/vit. Në krizën energjitike në vitin 2022 vetëm vlera shtesë e financuar nga shteti deri tani ka tejkaluar 400 milionë euro.
Në ndryshim nga kompanitë publike të shteteve të BE në Shqipëri shitje-blerjet e energjisë kryhen vetëm nga ndërmjetësa/agjentë privatë, duke lënë hapur mundësitë për korrupsion. Aq më shumë hapsirat thellohen kur mungon Bursa e Energjisë si instrument shtesë i kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete, që nuk kanë bursa energjie në rajon. Humbjet nga kostot shtesë të kompanive publike dhe të përfituara nga të tretët përllogaritet se mund të shkojnë në mbi 10% të vlerës së përgjithshme të transaksioneve.
Lexo: Ursula von der Leyen, gruaja më e fuqishme në botë në vitin 2022
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.