Konfindustria: qytetarët dhe buxheti i shtetit vidhen në pikat e karburantit - Business Magazine Albania

Konfindustria: qytetarët dhe buxheti i shtetit vidhen në pikat e karburantit

Konfindustria

Krahas çmimit të lartë, dhe pothuajse të njëjtë në të gjitha pikat e karburantit, klientet përballen me nje një tjetër femonem: atë të vjedhjes në sasi.

Konfindustria, përmes një njoftimi për mediat, ka ngritur shqetësimin, së është i pranishëm, madje i shtuar, fenomeni i vjedhjeve me volumet e sasive të karburanteve në pikat e shitjes me pakicë për bizneset dhe qytetarët.

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme nga ekzekutivi (qeveria). “Për më shumë, gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar pas dhënies me koncesion të shërbimit të kontrollit të pompave dhe shtimit të taksës përkatëse, që paguhet nga blerësi fundor. Mbështetur në vlerësimet e përafërta, vjedhjet në sasitë e shitura arrijnë nga 4-5% për produktet naftë dhe benzinë deri në 12% për gazin e lëngshëm LPG, të tregtuara në pikat e pakicës”.

Sipas Konfindustrisë, vlerat e mësipërme janë goditje tjetër e ashpër për bizneset dhe qytetarët, që i shtohet, ngarkesës së lartë fiskale dhe cilësisë së dobët të karburanteve në qarkullim në treg. Shqipëria ka çmimet më të larta krahasuese të karburanteve në rajon dhe Europë.

Duke patur parasysh, se tregtia me pakicë e karburanteve në Shqipëri është rreth 1.5 miliardë USD/vit, vjedhjet me volumet e shitura përllogariten në dhjetra milionë USD/vit shtesë, kosto shtesë për bizneset dhe qytetarët. Njëkohësisht, vjedhjet me volumet e shitura, janë goditje e ndjeshme edhe për buxhetin e shtetit. Vjedhjet me volumet e karburanteve janë një nga mënyrat kryesore të kontrabandimit të karburanteve, që përllogaritet në të paktën 200 milionë USD/vit, vëren Konfindustria.

Dukuria e mësipërme, sipas saj, është shtuar ndjeshëm pas kalimit me koncesion privatit të shërbimit të kontrollit metrologjik të pompave të karburanteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0