Konfindustria i kërkon politikës të mos rëndojë gjendjen ekonomike të vendit.
Në një njoftim për media, Konfindustria vlerëson, se detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj biznesit për TVSH-në, në euro, tejkaluan vlerën e vitit 2013.
Sipas Konfindustrisë, në 2018, shteti nuk u ka kthyer operatorëve të biznesit pothuaj 93 milionë euro TVSH kundrejt afër 92 milionë euro në dhjetor 2013.
“Tejkalimi i masës së borxhit ndaj bizneseve në vitin fiskal 2018 kundrejt gjashtë viteve më parë, tregon për performancë të dobët të politikave qveritare me pasojë të drejtpërdrejtë rendimentin e ulët fiskal të ekonomisë kombëtare”, thekson Konfindustria.
Administratori i saj Gjergj Buxhuku thekson se, kjo rrit kostot e biznesit, rrezikon seriozisht besimin e investitorëve, vë në pikpyetje përmbushjen e treguesve kryesorë makro të buxhetit 2019 dhe godet zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë të vendit.
Lexo: Zhvlerësimi i euros dhe mos rimbursimi i TVSH-së, bllokojnë eksportuesit shqiptarë
Gjendja paraqitet edhe më problematike, sepse niveli i borxhit publik të vendit në vitin fiskal 2018, sipas agjencive audituese të pavarura dhe certifikimit “de facto” nga institucionet financiare ndërkombëtare, është të paktën 10% i PPB më i lartë se në vitin 2013, pa llogaritur detyrimet në rritje nga projektet e tipit PPP/Partneritetit Publik Privat të tashme dhe të parashikuara në progamet qeveritare të shpallura.
Kjo bën pothuaj të pamundur marrjen e borxhit të ri si mekanizëm financiar i përdorur në të ashtuquajturën krizë të borxheve të viti 2013. Konfindustria thekson se, “në vitin 2014 Qeveria shqiptare në marrëveshje me FMN mori borxh të ri në një vlerë pothuaj 1 miliard $, duke e përligjur me nevojën e përballimit të detyrimeve të gjetuar nga qeverisja e mëparshme. Performanca e dobët e politikave ekonomike dhe financiare qeveritare gjatë vitit 2018, të shprehura qartë në rritjen e fortë të detyrimeve financiare të pakthyera bizneseve dhe të tretëve në përgjithësi, ngarkon me përgjegjësi edhe programet e bashkpunimit të FMN/Fondit Monetar Ndërkombëta”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto