- Vlerësohet, se ka filluar përshtatja më e mirë e punës së bizneseve në kushtet e reja të krijuara nga gjendja e jashtëzakonshme.
- Vlerësohet pozitivisht vendimi i ekzekutivit për njëhsimin e orareve të qarkullimit të njerëzve dhe aktiviteteve ekonomike.
- Kërkohet të shtyhet 1-2 orë afati kohor për mbylljen e aktivitetit të bizneseve/industrive në qendrat urbane. Një shtrirje e tillë kohore rrit efektivitetin ekonomik dhe mundëson uljen relative të dendësisë së qarkullimit të qytetarëve, duke shërbyer edhe në mbrojtjen e shëndetit.
- Konfindustria mbështetet publikimin me akt ligjor të listës së kategorive të bizneseve, që lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.
- Kërkohet të ndërtohet protokolli tekniko-ligjor i masave mbrojtëse të detyruara sipas cdo kategorie biznesi për tu patur si metodikë pune zbatuese nga bizneset dhe inspektoriatet kontrollit.
- Lista e kategorive të lejuara të bizneseve dhe kohështrirja e lejimit të aktivitetit të tyre të jetë më e gjerë në:
- Hapësirat gjeografike të paprekura deri më sot nga epidemia.
- Sektorin bujqësor dhe fermerët
- Të sigurohet qarkullimi për të gjithë punonjësit/specialistët e linjave teknologjike, apo enëve nën presion, etj. në industri, që kanë nevojë për kujdesje 24-orë dhe parandalim aksidentesh.
Lexoni: Kriza nga COVID-19, Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Konfindustria vlerëson, se marrja e masave përpjestimore shtrënguese në përballje me rrezikun e epidemisë është mënyra e vetme në uljen e faturës së rëndë financiare, që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë nga pasojat e përballjes me pandeminë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto