Konfindustria: po vjen sezoni turistik, nevojitet ndërhyrje te disa akse rrugore - Business Magazine Albania

Konfindustria: po vjen sezoni turistik, nevojitet ndërhyrje te disa akse rrugore

Konfindustria

Konfindustria vlerëson, se në prag të sezonit turistik 2022 gjendja e infrastrukturës në disa nga drejtimet kryesore të sistemit rrugor paraqitet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.

Shqetësues mbetet aksi rrugor Tiranë – Rrogozhinë dhe sidomos pjesa Durrës – Rrogozhinë. Gjendja e papranueshme, përfshin edhe rrugën dytësore e superstradës Tiranë- Durrës, me segmente të tëra në prag të shkatërrimit të plotë, me trafik shumë të lartë, që paraqesin, jo vetëm vështirësi, por edhe rrezik të shtuar për aksidente. Ndërhyrjet mirëmbajtëse dhe përmirësuese të bëra si pjesë edhe e programit të financuar me kredi të Bankës Botërore prej dhjetra milionë euro kanë qenë me cilësi të ulët të punimeve. Degradimi i shpejtë i investimeve të kryera është shenjë e qartë e shpërdorimit dhe korrupsionit në vlera të mëdha financiare të programit të mirëmbajtjes së rrugëve.

Sipas Konfindtrisë, problematike dhe e paqartë mbetet gjendja në Rrugën e Arbërit, në të cilën në formën e PPP-së pretendohet se janë investuar mbi 400 milionë euro. Rruga në pjesë të gjitha të saj është krejtësisht jashtë standartit, tunelet kryesore nuk dihet se kur do të përfundojnë. Afatet e përfundimit janë shtyrë shumë herë shoqeruar me shtesa prej dhjetra milionë euro jashtë projektit fillestar.

Gjendja është e paqartë edhe në rrugën Kardhiq – Sarandë, thekson administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku. Vonesat shumëvjecare dhe shtesat financiare prej dhjetra milionë euro ende nuk japin garanci, se rruga do të bëhet e përdorshme në muajin qershor  2022 sikurse është premtuar së fundmi nga ekzekutivi.

Gjendja është e vështirë edhe në pjesën e rrugës strategjike Thumanë – Fushë -Krujë, duke prekur drejtpërdrejtë edhe Aeroportin e Rinasit. Janë vetëm rreth 20 km investim në shtimin e 2 korsive të rrugës së tashme, që prej vitesh nuk kryhen për arsye të paqarta, duke e lënë peng të projekt koncesionit të shumëpërfolur Thumanë- Kashar me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi.

Gjendje e vështirë mirëmbajtje dhe investuese paraqitet edhe në akse të tjera të rëndësishme si rruga Tiranë-Ndroq-Durrës, rruga Rrogozhinë-Elbasan, rruga Milot -Lezhë, etj. Vonesat e gjata të ndërtimit të rrugës Leskovik-Korcë praktikisht kanë lënë jashtë shfrytëzimit në zona të tëra Shqipërinë Juglindore me potencial të madh turistik.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0