Konfindustria për koncesionimin e pullave të akcizës: Kostoja e paparashikueshme për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë - Business Magazine Albania

Konfindustria për koncesionimin e pullave të akcizës: Kostoja e paparashikueshme për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë

Konfindustria

Konfindustria mbështet vendimin e qeverisë për mospërsëritjen e koncesionimit privat të pullave të akcizës dhe mbetjen në zotërim të shtetit. Koncesioni privat i pullave të akcizës i ka kushtuar më shumë afër 150 milion euro kosto të paarsyeshme shtesë ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve shqiptare dhe pa asnjë ndikim të prekshëm në arritjen e qëllimit të dhënies së saj.

Konfindustria i kërkon qeverisë, që krahas mbajtjes në pronësi shtetërore të aktivitetit të pajisjes me pulla fiskale të mallrave të akcizës të rishikojë edhe ujen e cmimit të tyre me të paktën 5 herë nga vlera e sotme. Është e papranueshme, që kosto për vendosjen e pullave të akcizës në Shqipëri të jetë gati 10 herë më e shtrenjtë se në Kosovë.

Konfindustria vlerëson, se duke marrë shembull nga vendimi i fundit i ekzekutivit, është e domosdoshme të kryhet rishikimi i gjithë praktikave koncesionare dhe PPP edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.  Shembujt e deritashëm tregojnë, se një pjesë e madhe e kontratave të  koncesioneve dhe PPP të lidhura deri më sot, nuk arsyetohen ekonomikisht dhe financiarisht, që janë në interes publik dhe kanë shprehje të dukshme të korrupsionit.

Përllogaritet, se vlera e përgjithshme e kontratave koncesionare dhe PPP janë afër 5 miliard euro, duke përbërë një barrë të rëndë për ekonominë kombëtare, buxhetin e shtetit, shkeljen e konkurencës ndërmjet bizneseve dhe mirëqënien e qytetarëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0