Konfindustria: mungesa e Bursës së Energjisë krijon hapësirë për spekullim - Business Magazine Albania

Konfindustria: mungesa e Bursës së Energjisë krijon hapësirë për spekullim

Konfindustria

Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme, që ekzekutivi të bëjë të njohur zyrtarisht gjëndjen e sistemit energjitik dhe sidomos sqarimon publik për mënyrën e menaxhimit të shitjes së energjisë elektrike të prodhuar me shumicë nga KESH gjatë 3 mujorit të fundit. Shqipëria vazhdon të jetë zyrtarisht në kushtet e krizës energjitike të shpallur nga shtatori 2021 dhe ka një gropë financiare prej afër 400 milionë euro. Qytetarët dhe bizneset shqiptare kanë çmimet më të larta në rajon për energjinë elektrike.

Sipas të dhënave mediatike del, që ka diferenca të ndjeshme ndërmjet çmimeve të shitjes jashtë të energjisë elektrike të prodhuar nga KESH me bursat ndërkombëtare. Raportohet, se KESH ka shitur jashtë me çmime që shkojnë edhe 25 euro/MGW ndërkohë, që çmimet në bursë në të njëjtat kushte ishin 150- 180 euro/MGW, pra me diferenca 5-7 herë. Deri më sot mungojnë shpjegimet zyrtare përkatëse.

Konfindustria vlerëson, se shkaku kryesor, që Shqipëria kaloi në krizë energjitike në vitin 2021 ishte pikërisht keqmenaxhimi i qartë i sistemit me eksport me çmime mjaft të ulta dhe importe disafish më të shtrenjta. Mjafton, të përmendim, që pikerisht në vitin 2021 prodhimi vendor i energjisë tejkaloi me 6.5% nevojat e brendshme. Shqipëria ka pavarësi të qartë relative të prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike, përfshi edhe pasojat e zhvillimeve të luftës së Ukrahinës dhe gazit rus.

Lexo: Avokati “robot” do të mbrojë të pandehurit në gjykatë

Konfindustria vlerëson, se shtyrja për 4,5 vjet dhe pa arsye bindëse e fillimit të Bursës Shqiptare të Energjisë është një nga shkaqet kryesore, që lejon spekullimet dhe korrpsionin në shitjeblerjet e energjisë elektrike. KESH transaksionet e shitje blerjes së energjisë elektrike i bën jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por nëpërmjet sekserëve privatë, që sigurojnë fitime të mëdha. Është shumë e mundur, që pikërisht kompanitë seksere lobojnë pranë vendimarrjes politike për mosfillimin e punës se ALPEX.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0