Konfindustria kërkon krijimin e regjistrit për shpërdorimin e financimeve publike - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon krijimin e regjistrit për shpërdorimin e financimeve publike

Konfindustria

Njoftim për shtyp

Konfindustria do të kërkojë nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë marrjen sa më të shpejtë të nismës ligjore për krijimin e Regjistrit të Shpërdorimit të Financimeve Publike/RSHFP.

Nisma merr shkak nga shtimi i shkeljeve në financimet publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe nga vonesat në zbatimin e projekteve të miratuara nga subjektet përfituese, kontrata PPP, konçesione, etj. Subjektet në shkelje jo vetëm që nuk mbajnë përgjegjësi, por vazhdojnë të përfitojnë financime dhe projekte publike të reja, duke dëmtuar rëndë edhe konkurencën në treg me shenja të qarta të korrupsionit nga institucionet publike.

Lexo edhe: Konfindustria: duhet ndryshuar modeli ekonomik i Shqipërisë

Konfindustria vlerëson, se pasojat financiare të shkeljeve të kontratave publike, përfshi edhe vonesat e tejzgjatura në kohën e zbatimit të tyre, janë me qindra milionë euro, duke shkaktuar pasoja të rënda për ekonominë kombëtare.

Sektori më i prekur është infrastruktura, ku përfshihen shtime të ndjeshme fondesh, vonesa të shumta në kohë dhe cilësi e dobët në zbatim në rrugë, tunele, ura, projektime, etj. Gjithashtu, sektorë si: teknologjia e informacionit, energjia, shëndetësia, arsimi, bujqësia, etj. janë ndër më të prekurit nga shkeljet e kontratave nga përfituesit.

Ndërtimi i Regjistrit të Rriskut do të japë mundësinë e vlerësimit objektiv të kompanive dhe subjekteve, që kanë shkelur kushtet e kontratave publike të përfituara nga buxheti i shtetit dhe bashkitë.

“Regjistri i rriskut” do të shërbejë për penalizimin e subjekteve, deri me përjashtim nga financimet dhe projektet publike, ndihmon drejtëpërdrejtë luftën kundër korrupsionit të administratës publike dhe rrit konkurencën në treg.

 

Nga Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0