Konfindustria i bën kërkesë kryeministrit për zgjidhjen e krizës së karburanteve - Business Magazine Albania

Konfindustria i bën kërkesë kryeministrit për zgjidhjen e krizës së karburanteve

karburanteve

Konfindustria i drejtohet kryeministrit të vendit, presidentit dhe kryetares së kuvendit të vlerësojnë me shqetësim të thellë:

– Pasojat shkatërruese afatgjata të krizës së çmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike mbi biznesin, industritë, prodhimin vendor dhe ekonominë kombëtare,

– Pasojat e rënda të krizës ekonomike të prodhuar nga rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe drithërave në mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, që rrezikon të çojë në shtim të papunësisë, valë të reja të emigracionit dhe deri në mundësi të prishjes së rendit kushtetues dhe shoqëror të vendit,

– Dështimin e plotë të politikave ekonomike, fiskale dhe financiare të deritashme, që fatkeqësisht kanë zhdukur prodhimin vendor në përfitim të grupeve importuese të naftës. Në mënyrë qartësisht antikombëtare, të papërgjegjshme dhe korrupsioniste janë zeruar përparësitë e jashtëzakonshme strategjike të Shqipërisë si vend zotërues, prodhues dhe përpunues i rezervave nga më të mëdha të hidrokarbureve “on shore/në Europë, të mjaftueshme për të na bërë të pavarur nga krizat ndërkombëtare të naftës dhe gazit. Biznesi dhe qytetarët shqiptarë paguajnë çmimet nga më të lartat  krahësimore të karburanteve në kontinent shoqëruar me cilësi tërësisht jashtë standarteve me pasoja të rënda financiare shtesë, shëndetësi, mjedis, makineri, etj.,

– Duke vlerësuar dështimin e plotë të politikave populiste institucionale dhe menaxheriale me shenja të qarta të korrupsionit dhe subjektivizmit në sektorin e prodhimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, që kanë zeruar përparësitë strategjike të vendit si prodhues i energjisë elektrike nga burime ujore krejtësisht të pavarura nga tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike. Në muajt janar dhe shkurt 7400 bizneset kryesore prodhuese shqiptare paguajnë mesatarisht 80-150% të çmimit të energjisë elektrike më shumë. Shënojmë, se viti 2021 ishte viti me prodhimin më të mirë historik të energjisë elektrike ku eksportet, tejkaluan me afër 0.5 miliard MGWH importet. Shitjet e pakuptimta të energjisë elektrike nga KESH me çmime mjaft të ulëta të ndodhura deri në periudha të verës 2021, gërshetuar nga importet me çmime shumë më të larta dhe humbjet e larta në sistem, ishin shkaqet, që çuan vendin në krizën energjitike më të rëndë në dhjetëvjeçarin e fundit pikërisht në vitin më të mirë të prodhimit vendor. Qytetarët shqiptarë janë duke paguar rritjen e çmimit të energjisë elektrike jo drejtëpëdrejt nga faturat e energjisë, por shumë më shtrenjtë nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të prodhimeve të shportës, zhvlefësimin e Lekut, ndërsa sidomos bizneset prodhuese rrezikojnë seriozisht humbjen e mëtejshme të fuqisë konkuruese me importet në treg, deri në falimentime masive,

– Duke vlerësuar shenja të qarta dhe në vazhdimësi të pranisë së grupimeve të tipit kartel dhe oligopol në tregun e karburanteve, me rritje të menjëhershme në grup të çmimeve dhe vonesa të zgjatura shumë në kohë në rast të uljes së bursave ndërkombëtare. Njëkohësisht kemi mosndërhyrjen në vazhdimësi të agjencisë rregullatore përgjegjëse me ligj Autoriteti i Konkurrencës në mbrojtje të interesit publik,

– Duke vlerësuar, se çmimet e larta të sotme të karburanteve të kushtëzuara edhe nga barra fiskale e lartë, nxisin fshehje fiskale të lartë nga operatorët, që mund të shkojë në nivele të paktën 15% të sasisë së përgjithshme të qarkullimit vjetor me dëm mbi 150-200 milionë euro në buxhetin e shtetit,

– Duke vlerësuar rrezikun e vazhdimit të krizës së naftës, gazit dhe energjisë elektrike të kushtëzuar në tregjet ndërkombëtare si pasoja të importuara të luftës në Ukrainë dhe risktrukturimit të rendit ekonomik dhe politik botëror,

– Duke qenë të bindur, se Shqipëria i ka të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore, që jo vetëm të përballojë me shumë më sukses në afatshkurtër pasojat e krizave ndërkombëtare të hidrokarbureve dhe energjisë, por edhe t’i shfrytëzojë ato në afatmesëm si epërsi strategjike për interesat madhore kombëtare, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, integrimin me aleancat euroatlantike, siguri dhe mirëqënie për qytetarët shqiptarë,

Konfindustria ka paraqitur kërkesat e mëposhtëme për marrjen e masave:

Në afatshkurtër:

  • Kthimin me ligj në treg të rregulluar të sektorit të tregëtimit të karburanteve dhe ndërtimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK. ERRK të ketë si përgjegjësi kryesore kontrollin e cmimit tavan të shitjes, – kontrollin e cilësisë, – konkurencën e lirë të operatorëve te tregut të karburanteve përkatësisht në: -shërbime portuale, – depozitim, -tregëti me shumicë dhe me – pakicë. ERRK të funksionojë sipas shembullit të ngjashëm në Maqedoninë e Veriut, që në vazhdimësi dhe sot cmimet e karburanteve i ka në nivelet të paktën 30% më të ulta dhe cilësinë shumë më të mirë.
  • Uljen e barrës fiskale të sotme në sektorin e karburanteve dhe shpërndarjen e saj sipas nivelit dhe modeleve të vëndeve të rajonit. Shqipëria nuk duhet të ketë barrë fiskale më të lartë në shitjen e karburanteve, sesa shtetet konkurente tona në tregëti në rajon. Prania e ERRK bën, që cdo ulje e barrës fiskale do të cojë në uljen e cmimit fundor të shitjes për qytetarët dhe biznesin. Taksat (pa TVSH) duhet të ulen në masën të paktën 50% të vlerës së sotme. Vlerësojmë, se ulja e nivelit të barrës fiskale lehtëson luftën kundër evazionit fiskal dhe shoqëruar me rritjen e standarteve të cilësisë plotëson dhe tejkalon efektin e të ardhurave të munguara në buxhetin e shteti nga hidrokarburet.
  • Te rishikohen drejt heqjes taksat dhe tarifat e shërbimeve koncesionare për hidrokarburet si dhe të ndërpritet cdo nismë për shtim të tyre.
  • Të shmangen kompanitë broker ndërmjetësë në shitje blerjen e energjisë elektrike nga KESH dhe OSSHE.
  • Te krijohet Holding i vetëm KESH, OSSHEE për të shmangur shpenzimet menaxheriale dhe shtjeblerjet e dyfishta.
  • Të bëhet sa më shpejt funksionale Bursa Kombëtare Energjisë APEX (Shqipëri&Kosovë) për të shmangur korrupsionin në shitje- blerjen e energjisë elektrike. Sipas të dhënave tenderat e sotëm jashtë bursës shkaktojnë një dëm në vlerë të paktën 20% të vlerës së plotë ose mbi 100 milion euro/vit shpërdorime.

Në afatmesëm kërkohen masat në vijim:

  • Pjesa e TVSH shtesë të paguar mbi karburantet me rritjen e cmimeve te rikthehet si pakete ndihmëse për pensionistët dhe grupet shoqerore me të varfëra te vendit. Përllogaritet, se me nivelin e sotëm të cmimeve në vitin 2022, shqiptarët do të paguajnë më shumë se 350-400 milionë euro më shumë se vitin 2021. 70-80 milionë euro janë TVSH shtesë.
  • Të fillojë ndërtimi i rrjetit të gazifikimit për të shfrytëzuar praninë e TAP dhe gazit LPG në Shqipëri.
  • Të nxitet me të gjitha mënyrat institucionale, ligjore lehtësuese dhe financiare investimi i shfrytëzimit të energjisë diellore dhe burimet e Kripërtëritshme nga qytetarët dhe bizneset
  • Të vlerësohet ndërtimi i një rafinierie të përpunimit të naftës në vend me kapital publik.
  • Të përmirësohen kontratat koncesionare të ardhshme me synim mbrojtjen e interesit publik si dhe kontrollohen rrënjësisht kontratat koncesionare të lidhura ne fushen e hidrokarbureve për plotësimin e detyrimeve ligjore.

Kërkesat e mësipërme janë vetëm një pjesë e vogël e politikave për të shfrytëzuar potencialet e mëdha të Shqipërisë jo vetëm për të lehtësuar në afatshkurtër prekjen nga krizat ndërkombëtare, por edhe për të siguruar pavarësim të plotë në afatgjatë në fushën e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0