Konfindustria: duhet ndryshuar modeli ekonomik i Shqipërisë - Business Magazine Albania

Konfindustria: duhet ndryshuar modeli ekonomik i Shqipërisë

Konfindustria mbështet qëndrimin e Bankës Botërore të shprehur nga ndrejtori për Shqipërinë Z. Emanuel Salinas për domosdoshmërinë e ndryshimit të modelit ekonomik të Shqipërisë, që sot mbështetet në sekorët e ndërtimit dhe konsumit. Modeli i sotëm ekonomik pamundëson rritjen e nivelit të të ardhurave për  frymë dhe përmirësimin e nivelit të jetesës për qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson, se kusht thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm në afatgjatë të vendit dhe rritjen e mirëqënes për qytetarët është industrializimi i ekonomisë mbështetur në pasuritë natyrore, financiare dhe njerëzore me kahje drejt eksporteve krahas mbulimit të tregut vendor.

“Sektori i turizmit, megjithëse ka një rëndësi relative, e ka të pamundur të jetë zgjidhja e vetme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Përkundrazi, nëse nuk do të krijohen sa më shpejt hallkat e domosdoshme shtesë si:- përmirësimi i politikave tregëtare, financiare, institucionale, tregut të kapitaleve dhe shtimit të konkurencës me qëllim – rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral vendor, – zgjidhjen e problematikave të rënda me trajtimin e ujrave të zeza, mbetjeve të ngurta dhe të gazta, rrjetit rrugor, informalitetin, standartet e shërbimit, etj. sektori i turizmit mund të prodhojë edhe pasoja negative për ekonominë kombëtare të vlerësuar në tërësi. Njëkohësisht, rrezikohen seriozisht edhe vetë investimet e mëdha publike dhe private në sektorin e turizmit”, thekson Gjergj Buxhuku Administrator i Konfindustrisë.

Fakt është, që fuqizimi jo i natyrshëm i Lek-ut me afër 20% kundrejt Euro-s dhe Dollarit USA brenda më pak se dy vitesh, që përkon me shtimin e turizmit, ka dëmtuar rëndë eksportet shqiptare dhe industritë, që punojnë për tregun vendor me pasoja deri ne faliment dhe ka rritur ndjeshëm importet kryesisht të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore shoqëruar dhe me emigracon masiv të popullatës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0