Konferenca e OKB-së për klimën bie dakord për deklaratën përfundimtare - Business Magazine Albania

Konferenca e OKB-së për klimën bie dakord për deklaratën përfundimtare

Pas një zgjatje prej më shumë se 36 orësh Konferenca e OKB-së për klimën ra dakord për deklaratën përfundimtare. Aty parashikohet heqja dorë nga përdorimi i qymyrit dhe një fond kompensimi.

Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra. Në deklaratën e tyre përfundimtare që u publikua të dielën (20.11.) në mëngjes, rreth 200 shtete rikonfirmuan gjithashtu vendimin e tyre të mëparshëm për të hequr gradualisht dorë nga përdorimi i qymyrit. Por në deklaratë nuk përmendet heqja dorë nga nafta dhe gazi.

Larg kërkesave të shumë shteteve dhe aktivistëve të klimës

Në këtë formë deklarata nuk përmbush kërkesat e shumë shteteve, aktivistëve të klimës dhe ambientalistëve, të cilët e shohin si të domosdoshme heqjen dorë prej varësisë nga burimet e energjisë që ndotin mjedisin.

Fondi i ri i kompensimit synon të zbusë pasojat e pashmangshme të ngrohjes globale – si p.sh. nga thatësirat gjithnjë e më të shpeshta, përmbytjet dhe stuhitë, por edhe nga ngritja e nivelit të detit dhe krijimi i shkretëtirave.

Lexo: Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço: “Ka ende punë për përmirësimin e klimës së biznesit”

Nuk përmenden shuma konkrete

Çështja e financimit të fondit të ri të kompensimit të dëmeve prej klimës në vendet më të varfra ishte pika kryesore e mosmarrëveshjes në konferencën dy-javore në Sharm el-Sheikh, e cila u zgjat me më shumë se 36 orë.

Në vendim nuk përmendet asnjë shumë për fondin e ri apo se cilat shtete duhet të paguajë saktësisht. Kjo do të sqarohet më vonë. Për vendet në zhvillim, që janë veçanërisht të rrezikuara prej ndryshimeve klimatike, do të ketë favore, gjë për të cilën kishte insistuar në veçanti BE-ja.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0