Konferenca AllWeb, biletën mund ta blini edhe me Easy Pay


Po vjen Konferenca e AllWeb për Marketing-un Dixhital në Tiranë. Konferenca u shërben sipërmarrësve dhe të gjithë të angazhuarve në fushën e marketingut. Eksperienca më e mirë e marketingut në Shqipëri, sigurohet falë folësve të shkëlqyeshëm dhe audiencës së mrekullueshme.

AllWeb është rezultat i angazhimit të dedikuar nga njerëz që punojnë, duan dhe shijojnë marketingun dixhital. Qëllimi i të cilëve është të ofrojnë një përvojë unike dhe të shtyjnë gjithnjë e më shumë tregun (marketing dixhital) një hap më tej.

Këtë vit për herë të parë, në bashkëpunim me AllWeb, EasyPay mundëson si formë pagese lokale biletat online në platformën https://allweb.al/easypay/, për AllWeb – Digital Marketing Conference.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://allweb.al/easypay/ ku ndodhet dhe informacioni mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni llojin e biletës, dhe sa bileta do të blini.

Forma e pagesës që EasyPay mundëson në faqe është:

-Pagesa direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni një llogari aktive në EasyPay.

AllWeb do të mbahet këtë vit tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse në Tiranë.

BLINI BILETËN TUAJ DHE KURSENI 60 EURO

Liderë të njohur në nivel ndërkombëtar në fushat e marketingut dixhital, komunikimit dhe teknologjisë do të mblidhen për të ndarë me ju përvojat dhe idetë e tyre, të cilat përbëjnë këshilla praktike për t’i aplikuar në kompanitë tuaja.

Lexoni: AllWeb 2018 – Prezantohen 3 folësit e parë!

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale