Koncesioni i Portit të Durresit - Business Magazine Albania

Koncesioni i Portit të Durresit


Kontrolli i Larte i Shtetit deklaroi se dhenia me koncesion e Portit te Durresit ishte nje afere korruptive, qe i ka shkaktuar shtetit 16,9 milione euro dem.

Permes nje auditimi, qe perfshin periudhen 2010-2013, KLSH ka gjetur se procedurat e dhenies me koncesion te Portit, si dhe zbatimi i kontratave me privatet, jane kryer ne shkelje te ligjit.

Si pasoje e ketyre veprimeve, thote KLSH, ne lidhjen e kontratave koncesionare nuk jane mbrojtur interesat e shtetit, persa i perket shfrytezimit te territorit te Autoritetit Portual nga ana e shoqerive koncesionare, si dhe perqindjes se ndarjes se te ardhurave nga tarifat operacionale portuale.

Per te gjitha shkeljet e konstatuara me siper, KLSH ka çuar per ndjekje penale ish-Drejtorin e Pergjithshem te Autoritetit Portual ne Durres, sq bashku me kater zyrtare te tjere te larte te ketij institucioni, si dhe kater nepunes te Ministrise se Transporteve.

Po keshtu, KLSH ka rekomanduar dhe 18 masa zhdemtimi per rikuperimin e demit prej 16,9 milione euro, qe i eshte bere shtetit shqiptar. / Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0