Komuniteti i startup-eve ka një mision sot: votoni EU Presence në Product Hunt! - Business Magazine Albania

Komuniteti i startup-eve ka një mision sot: votoni EU Presence në Product Hunt!

Sot, EU Presence është lançuar zyrtarisht në Product Hunt, duke prezantuar një platformë që ndihmon kompanitë jashtë Bashkimit Evropian të hyjnë dhe të operojnë në tregun evropian pa kompleksitetin e zakonshëm ligjor dhe operacional.

Zgjerimi në BE shpesh nënkupton përballjen me rregullore të shumta si GDPR, AI Act, DSA dhe NIS2, si dhe sfida praktike si punësimi në vende të ndryshme, krijimi i një kompanie në BE dhe menaxhimi i përputhshmërisë në 27 tregje.

EU Presence i bashkon të gjitha këto në një platformë të vetme.

Kompania e përshkruan produktin si “European digital HQ in a box”, duke ofruar shërbime si përfaqësim rregullator në BE, automatizim të proceseve të privatësisë dhe përputhshmërisë, infrastrukturë për punësim në Evropë dhe krijim kompanie në BE.

“Qëllimi ynë është shumë i thjeshtë,” tha Albi Zhulali, themelues i EU Presence. “Ne duam ta bëjmë tregun evropian prej mbi €20 trilion më të aksesueshëm për startup-et në mbarë botën. Shumë kompani hezitojnë të hyjnë në Evropë për shkak të kompleksitetit rregullator. EU Presence është ndërtuar pikërisht për ta hequr këtë pengesë.”

Platforma ofron gjithashtu mjete si një skaner falas për përputhshmëri me rregulloret e BE-së, menaxhim të automatizuar të kërkesave të privatësisë dhe shërbime për përfaqësim në BE për rregullore si GDPR dhe Digital Services Act.

Me këtë lançim në Product Hunt, EU Presence fton themelues, ndërtues dhe kompani nga e gjithë bota ta provojnë platformën dhe të ndajnë feedback.

EU Presence fokusohet veçanërisht në ndihmën ndaj startup-eve amerikane dhe kompanive globale të teknologjisë për të hyrë dhe operuar më lehtë në tregun evropian.

Mund ta shihni lançimin dhe të suportoni këtu: https://www.producthunt.com/products/eu-presence

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0