Kompeticioni SuperGeneration i Albtelecom. Intervistë me Jonilda Filipi - Business Magazine Albania

Kompeticioni SuperGeneration i Albtelecom. Intervistë me Jonilda Filipi


Ide në fushën e teknologjisë, ide biznesi me karakter social dhe të rinj nga i gjithë vendi është panorama e kompeticionit të SuperGeneration që po zhvillohet nga Albtelecom. Konkurimi është në fazën kur dhjetë finalistët po mentorohen për t’u prezantuar para një jurie VIP në Mars. Businessmag zhvilloi një intervistë me Jonilda Filipi, Drejtoreshë e Departamentit të çështjeve të koorporatës.

Si ju lindi ideja për këtë kompeticion? Kujt i drejtohet?

Ne kemi vendosur të dedikojmë energjitë tona në fushën e përgjegjësisë sociale te të rinjtë e apasionuar ndaj teknologjisë, inovaconit dhe sipërmarrjes. Mendojmë se gjeneratat e reja janë të familjarizuara në mënyrë organike me teknologjinë, kanë një qasje më origjinale ndaj sfidave të jetës sonë të përditshme dhe adresimit të tyre përmes teknologjisë.

SuperGeneration u drejtohet të gjithë të rinjve që janë të frymëzuar nga teknologjia, kanë shpirt sipërmarrës dhe do të jenë nesër novatorët që do të çojnë përpara shoqërinë tonë.

ALBtelecom duke qenë një ndër kompanitë më të mëdha në fushën e teknologjisë, vjen natyrshëm në këtë nismë, me mbështetje shumëplanëshe për të ndërmjetësuar hyrjen në treg të start up-eve më të reja teknologjike dhe novatore.

Çfarë synoni të zhvilloni në këtë drejtim? Pra t’i mbështesni idetë deri në një pikë, apo edhe në investime në ndonjë prej ideve më interesante?

Mundësitë janë të shumta për konkurrentët e SuperGeneration dhe për të gjithë të rinjtë e tjerë që ne do vijojmë të mbështesim në disa fusha si Programim, Teknologjia Blockchain e të tjerë.

Së bashku me disa partnerë me eksperiencë të gjerë në fushën e biznesit, që na janë bashkuar me shumë dedikim, do të mbështesim në mentorim dhe konsulencë financiare, ligjore dhe menaxheriale. Por, nuk do të ndalemi këtu. Idetë me më shumë potencial për të çarë tregun, mbetemi entuziastë për t’i mbështetur edhe në drejtime të tjera që lidhen me aspekte të zhvillimit të biznesit.

Si po shkon procesi dhe si parashikoni ta përmbyllni atë?

Jemi shumë entuziastë me idetë dhe projektet e prezantuara për disa arsye. Kemi një gamë të gjerë industrish si teknologjia e kriptomonedhave, turizmi, transporti, shëndetësia dhe një adresim mjaft interesant përmes zgjidhjeve më novatore teknologjike të momentit. Kemi një shpërndarje gjeografike të larmishme aplikantësh nga qytete të ndryshme si: Vlora, Durrësi dhe Librazhdi, përveç Tiranës. Gjithashtu mbetet shumë unik, fakti që kemi ide për projekte të bizneseve sociale që lidhen me mjedisin apo personat me aftësi të kufizuara, që tregon se brezi i ri i sipërmarrësve të vendit tonë ka edhe ndjeshmërinë e duhur për sfidat e shoqërisë. Mjaft domethënës për potencialin e të rinjve është edhe fakti që dy prej finalistëve janë shumë të rinj, vetëm 18 vjeç.

Tashmë, 10 konkurrentët finalistë do t’i njihni së shpejti përmes një videoje prezantuese në platformën supergeneration.al, ku do të mund t’i votoni për çmimin e publikut.

Tre prej këtyre projekteve dhe start up-eve do të kalojnë në fazën finale, ku do të prezantohen përpara një jurie VIP, që do të vendosë edhe për çmimin fitues të SuperGeneration. Konkurrimi sapo ka hyrë në fazën e saj më interesante, prandaj na ndiqni. Për më tepër, SuperGeneration do të vijojë misionin e saj për të mbështetur talentet e reja gjatë gjithë këtij viti.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0