Kompanitë "Albanian Trading Company" dhe "Lovers Albania" në fokus të investitorëve - Business Magazine Albania

Kompanitë “Albanian Trading Company” dhe “Lovers Albania” në fokus të investitorëve


Kompanitë “Lovers Albania” dhe “Albanian Trading Company” janë vizituar kohët e fundit nga stafi i përkujdesjes ndaj investitorit (After Care), pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, AIDA, shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Durrës. Këto vizita kanë pasur si qëllim kryesor rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit me qeverisjen lokale në funksion të asistencës ndaj investitorëve të huaj dhe atyre vendas.

Takimet janë zhvilluar në kompaninë “Albanian Trading Company” (ATC), e themeluar në korrik 1992, operuese në përpunimin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të bimëve aromatiko-mjekësore e derivative të tyre, si çajrat dhe erëzat.

ATC eksporton bimë dhe çajra aromatiko – mjekësore në SHBA, Japoni, Kinë, Hungari, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, etj. Perspektiva e kompanisë në plane afatgjata është ofrimi i produkteve BIO të çajrave bimore dhe erëzave, duke u bërë kompania lider e këtij lloji në tregun shqiptar dhe atë rajonal.

Vizita e dytë është zhvilluar në kompaninë italiane “Lovers Albania”, e cila edhe pse ka vetëm një vit që operon në Shqipëri, drejtues të saj janë shprehur se kompania e ka gjetur veten menjëherë në tregun vendas. Aktiviteti i “Lovers Albania” është prodhimi i veshjeve ushtarake dhe civile, duke përfituar nga eksperienca e operimit që nga viti 1982 në Italinë veriore. Pas konsolidimit të filialit në Rumani, kompania ka vendosur të pozicionohet dhe në tregun shqiptar.

Gjatë takimeve të zhvilluara, kompanitë kanë evidentuar disa përparime që kanë ardhur si pasojë e Kodit të ri Doganor, edhe pse kanë kërkuar thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave doganore, si një masë lehtësuese për të stimuluar edhe më tej eksportet dhe për të qënë sa më konkurues në rajon.

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0