Kompania Soft & Solution zhvillon workshop-in “ Soft Skills in Software”

Kompania Soft & Solution zhvillon workshop-in “ Soft Skills in Software”


Soft Skills in Software është një ndërthurje e aftësisë për të komunikuar, socializimit, dhe aftësive bashkëpunuese. Kompania Soft & Solution zhvillon workshop-in “ Soft Skills in Software” ku do të trajtohen aftësitë e rëndësishme në kulturën e punës dhe përvetësimi i tyre.
Si një kompani software lider në treg, ata bien dakord që të shkruarit e një kodi në mënyrë profesionale është shumë e rëndësishme por njëkohësisht mbrojnë fortë idenë se soft skills ka po të njëjtin nivel rëndësie për çdo programues. Bashkëpunimi, mirëkuptimi, empathy, gadishmëria për të mësuar gjëra të reja janë të gjitha aftësi të domosdoshme që kërkohen të përdoren në cilëndo industri ku ju punoni.

Lexo: Trajnim: “Legjislacioni Tatimor në Praktikë”

Çfarë do të mësoni nga ky workshop?
Në mënyrë të detajuar do të trajtohen disa nga pikat kryesore të Soft Skills in Software. Eksperienca e punësimit në cdo kompani ka uljet dhe ngritjet e veta nga pikëpamja personale dhe teknike por zotërimi i Soft Skills përmirëson performancën tonë dhe lehtëson ecurinë e aktivitetit të punësimit në cdo fazë. Aplikimet hapen në datën 06.01.2020

“A great programmer also needs to be a great teammate. The two things go hand-in-hand”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0