Kompania IKEA do t'i bëjë shtëpitë inteligjente - Business Magazine Albania

Kompania IKEA do t’i bëjë shtëpitë inteligjente


Kompania suedeze e shitjes me pakicë IKEA, është duke bërë zyrtare krijimin e një divizioni të teknologjisë për shtëpitë inteligjente. Tani kompania thotë se do të “investojë në mënyrë të konsiderueshme” në një njësi të re biznesi, IKEA Home Smart, për të çuar përpara zhvillimin e teknologjisë.

“Ne kemi vendosur të investojmë në mënyrë të konsiderueshme në Home Smart IKEA për të përshpejtuar implementimin e projektit”, ka thënë Peter Van Doel, Menaxheri i Furnizimit në IKEA.

Që nga viti 2015, kompania ka filluar të punojë në ndriçimin inteligjent.

Duke marrë parasysht, shtrirjen globale dhe besimin që gëzon IKEA si kompania, ky projekt është një lëvizje e zgjuar. Partneritetet me firmat e tjera të teknologjisë do të ndihmojnë për të ngritur profilin e njësisë, dhe atë të IKEA-së si një udhëheqëse në këtë fushë.

Ndërmarrja kërkimore ndërkombëtare me bazë në SHBA Korporata e të Dhënave Ndërkombëtare parashikon që shpenzimet globale në fushën Internet of Things, do të arrijnë në 745miliardë dollarë në vitin 2019, me një rritje prej 15.4% krahasuar me vitin e kaluar, ku u investuan 646 miliardë dollarë në teknologji.

Megjithatë, shumë konsumatorë janë akoma të hutuar nga teknologjia inteligjente, pavarësisht rritjes së tregut. Dhe si shkak i kësaj, një pjesë e madhe e detyrës së kompanive që janë të përqendruara në këtë fushë, do të jetë thjeshtësimi i përvojës për ta bërë atë të dobishme.

Warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0