Celonis është kompani lidere dhe ndër të parat në tregun e ‘process mining’, teknologji e cila ju mundëson bizneseve të kursejnë miliona dollarë dhe të kenë cilësi të jashtëzakonshme të shërbimit me klientë.
Kompanitë me renome botërore si: 3M, Airbus, Danaher, L’Oreal, Uber, Siemens dhe Lufthansa mbështeten tek Celonis për të përmirësuar efikasitetin e financave të tyre, zinxhirin e furnizimit, sektorin e IT-së, shitjen si dhe shërbimin për klientë.
Celonis për më shumë se një vit posedon qendrën e zhvillimit edhe në Kosovë, e cila përbëhet prej një ekip rreth 40 personave dhe është në rritje të numrit të punëtorëve me fokus në teknologji informative dhe aktualisht ka disa pozita të hapura për punë.
Për më shumë informata, klikoni KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto