Koha për të fjetur, ja opsioni i ri i YouTube

Koha për të fjetur, ja opsioni i ri i YouTube

YouTube

YouTube ka lançuar një opsion të ri që ju thotë të ndaloni së shikuari video kur është duke kaluar koha e gjumit.

Ndërkohë që po kalojmë shumë më tepër kohë në shtëpi, mund të jetë e lehtë të shikojmë sasi të pafundme videosh, që fillojnë automatikisht dhe, para se ta kuptojmë, kanë kaluar disa orë.

Pra, si pjesë e përpjekjes së YouTube për të promovuar “Mirëqenien Digjitale”, tani mund të vendosni një rikujtues, për të shmangur ndërprerjen e gjumit tuaj duke parë video më vonë sesa duhet.

Ju mund të zgjidhni kohën e fillimit dhe të mbarimit në menu dhe të vendosni nëse dëshironi që rikujtuesi juaj i gjumit të shfaqet gjatë një videoje, ose pas mbarimit të saj.

Lexoni: Netflix do të anulojë automatikisht llogaritë joaktive

Opsioni është i disponueshëm në pajisjet Android dhe iPhone dhe shfaqet gjatë natës në orarin që ju caktoni. Ky opsion është një nga të shumtët, që janë shtuar në YouTube vitet e fundit. Ju mund të shihni sasinë e kohës që keni kaluar duke shikuar video gjatë një jave dhe të vendosni një rikujtues për të bërë pushim.

Tani, kur të hapni menunë, do të shihni dy mundësi: ‘Më rikujto të bëj pushim’ (Remind me to take a break) dhe ‘Më rikujto kur të vijë koha e gjumit’ (Remind me when it’s time for bed). Pasi ta vendosni opsionin ‘on’, do t’ju kërkohet të zgjidhni kohën kur duhet të shkoni në shtrat.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0