Klubet e futbollit më të shtrenjta në botë! - Business Magazine Albania

Klubet e futbollit më të shtrenjta në botë!

Klubet e futbollit më të shtrenjta në botë!

Skuadrat më të vlefshme të futbollit në botë kapin një vlerë mesatare prej 2.3 miliardë dollarësh ,  një rritje prej 5.1% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat për 30 skuadrat kryesore kapën mesatarisht shifrën prej 397 milionë dollarësh, ose 3% më shumë se viti i kaluar. Por fitimi operativ (pa përfshirë interesat, taksat dhe amortizimin) pati rritjen më të madhe: mesatarisht 36 milionë dollarë për klub, një rritje prej 57% nga një vit më parë.

Në krye të listës qëndron sërish Real Madrid, me një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh – për të tretin vit radhazi dhe për herë të tetë në 11 vitet e fundit. Real Madrid realizoi të ardhurat më të larta ndër 30 klubet, me 873 milionë dollarë, falë suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Që nga viti 2014, Real ka fituar 14 tituj ndërkombëtarë, përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 4 Superkupa Europe, dhe 4 Kupa Bote për Klube. Më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës, Real mund të shtojë një tjetër trofe të Champions League nëse mposht Borussia Dortmund.

Lexo edhe:Makinat fluturuese me vlerë $799,000 po vijnë në Dubai!

Megjithë vlerën e lartë, nuk mund të investosh në Real Madrid, pasi klubi zotërohet nga mbi 90,000 anëtarë të tij. Megjithatë, mund të blesh aksione të Manchester United, që renditet i dyti në listë me një vlerë prej 6.55 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Në shkurt, Sir Jim Ratcliffe bleu 27.7% të Manchester United, me një vlerësim të përgjithshëm prej 6.5 miliardë dollarësh, duke paguar 33 dollarë për aksion. Ndërkohë, tregu aktualisht e vlerëson aksionin vetëm 17 dollarë. Chris Marangi, menaxher portofoli në Gabelli Funds, beson se aksionet e Manchester United janë nënvlerësuar – ndoshta për shkak të pakënaqësisë së tifozëve ndaj familjes Glazer që nuk shiti kontrollin e klubit dhe performancës zhgënjyese të ekipit në Premier League, si dhe dështimit për të siguruar një vend në Champions League për vitin tjetër. Sipas tij, një shitje kontrolli – e ngjashme me përpjekjen e Sheikh Jassim vitin e kaluar – mund të arrijë një çmim shumë më të lartë se 33 dollarë për aksion.

Top 10 klubet më të vlefshme në botë (sipas Forbes):

RENDITJA SKUADRA LIGA VENDI VLEFËSIA AKTUALE RRITJA VJETORE (%) TË ARDHURAT FITIMI OPERATIV
1 Real Madrid La Liga Spanjë $6.6 Mld 9% $873 M $76 M
2 Manchester United Premier League Angli $6.55 Mld 9% $785 M $187 M
3 Barcelona La Liga Spanjë $5.6 Mld 2% $840 M -$145 M
4 Liverpool Premier League Angli $5.37 Mld 2% $719 M $102 M
5 Manchester City Premier League Angli $5.1 Mld 2% $869 M $147 M
6 Bayern Munich Bundesliga Gjermani $5 Mld 3% $781 M $84 M
7 Paris Saint-Germain Ligue 1 Francë $4.4 Mld 4% $754 M -$126 M
8 Tottenham Hotspur Premier League Angli $3.2 Mld 14% $665 M $161 M
9 Chelsea Premier League Angli $3.13 Mld 1% $620 M $0 M
10 Arsenal Premier League Angli $2.6 Mld 15% $560 M $140 M

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0