Kjo shkollë në Paris po përdor inteligjencën artificiale për të kuptuar kur studentët nuk i kushtojnë vëmendje mësimit - Business Magazine Albania

Kjo shkollë në Paris po përdor inteligjencën artificiale për të kuptuar kur studentët nuk i kushtojnë vëmendje mësimit


Një shkollë biznesi në Paris së shpejti do të fillojë të përdorë inteligjencën artificiale dhe face recognition për të përcaktuar nëse studentët po i kushtojnë vëmendje mësimit në klasë apo jo. Softueri i quajtur Nestor do të përdoret në dy klasa online në shkollën e biznesit ESG duke filluar nga shtatori i këtij viti.

Ideja, sipas themeluesit të LCA, Marcel Saucet, është të përdorin të dhënat që mbledh Nestor për të përmirësuar performancën e studentëve dhe profesorëve. Softueri përdor kamerat e instaluara në klasa për të analizuar lëvizjet e syve dhe shprehitë e fytyrës si dhe për të përcaktuar nëse studentët janë duke i kushtuar vëmendje një leksioni video apo jo. Pastaj ai formulon kuice bazuar në përmbajtjen e shfaqur gjatë momenteve të pavëmendshmërisë. Profesorët gjithashtu do të jenë në gjendje të identifikojnë momentet kur vëmendja e studentëve bie, gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e mësimit të tyre, thotë Saucet.

Si fillim, teknologjia do të përdoret vetëm për studentët që mbajnë leksione në distancë (online, me video), megjithëse Saucet shpreson që në vijim të lançojë një version në-klasë që do t’u dërgonte studentëve njoftime në kohë reale sa herë që nuk i kushtonin vëmendje mësimit. Duke folur për gazetarët gjatë një demostrimi në kampusin e Parisit të ESG-së muajin e kaluar, Saucet tha se kjo teknologji mund të përmirësojë shumë performancën e studentëve që marrin kurse masive të hapura online.

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0