Kina mbyll dyqanet e Apple iBooks dhe iTunes Movies - Business Magazine Albania

Kina mbyll dyqanet e Apple iBooks dhe iTunes Movies


Sipas asaj çfarë raporton TechSot.al, dyqanet Apple iBooks dhe iTunes Movies u mbyllën në Kinë javën e kaluar. Shërbimet si Apple Pay dhe Apple Music ende veprojnë tani për tani, dhe zëdhënësja për shtyp e Apple u shpreh se “Apple shpreson të vëjë librat dhe filmat në dispozicion përsëri për klientët tanë në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Qeveria kineze është e njohur për kontrollin dhe censurën e mediave dhe për favorizimin e kompanive kineze teknologjike mbi ato amerikane, diçka që ka ndikuar negativisht në shtitjet e kompanive si IBM, Qualcomm, dhe Microsoft. Apple është përpjekur shumë gjatë viteve të fundit për të përmirësuar shitjet e saj në Kinë, sidomos sa i përket marrëveshjes me kompaninë më të madhe të telekomunikacionit China Mobile, e cila solli iPhone-in në Kinë në vitin 2014.

Kina është aktualisht tregu i dytë më i madh i Apple pas Amerikës, dhe ka qenë territori më i shpejtë në rritje në të cilin Apple bën biznes. Çdo lëvizje nga qeveria kineze për të bërë platformat e Apple më pak tërheqëse mund të dëmtojë rritjen e Apple në një vit ku shitjet e iPhone priten tashmë të jenë në dysheme.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0