Kina gjobit AliBaba me 2.8 miliardë dollarë për monopolizim të tregut online - Business Magazine Albania

Kina gjobit AliBaba me 2.8 miliardë dollarë për monopolizim të tregut online

Kina gjobiti me 2.8 miliardë dollarë kompaninë AliBaba pas një hetimi antimonopolistik ku doli se kompania kishte abuzuar me dominancën e saj në treg.

Gjoba prej 18.5 Juan është trefish më e madhe se ajo që qe vendosur në vitin 2015 kompanisë amerikane Qualcom, që atëherë llogaritej sa 4% i të ardhurave të AliBaba. Kompania tashmë do të fillojë me kontrollet dhe, mbrojtjet e tregtarëve dhe klientëve. Shifra që duhet të pagujë AliBaba është sa 12% e të ardhurave fiskale vjetore për të.  Pekini duket i vendosur për të dëmtuar gjigandët e internetit në vend. Më tej thuhet se po shqyrtohet goditja e pjesës tjetër të “perandorisë” së Jack Ma,si  bizneset e huazimit të konsumatorëve të Ant Group Co. dhe zotërimet që ka në media.

Administrata shtetërore për rregullimin e tregut në Kinë u shpreh se AliBaba ka përdorur të dhëna dhe algoritme për të përforcuar pozicionim e saj në treg dhe për të marrë avantazh konkurrues.

Kompanisë i duhet të ndryshojë një mori rregullash dhe praktikash mbi ekskluzivitetin tregtar, për të cilën kritikët mendojnë se kjo gjë  e bëri atë kompaninë më të madhe e-commerce.

”Ngjarja po gjen hapësirë në media dhe kështu paralajmërohen dhe pjesa tjetër e bizneseve që nuk duhet të bëjnë veprime të tilla,”- u shpreh drejtoresha e Univeristetit për Drejtësi në Kinë.

“Është një gur që vret dy zogj.”

Praktika e AliBaba për të zgjedhur “një nga dy” mbi tregtarët, imponon dhe kufizon . Mbyll konkurrencën në tregun e pakicës në internet.

“Fushata” kundër AliBaba qe publike që kur drejtuesi Ma, foli kundër qasjeve të qeverisë kineze mbi sektorin financiar. Që atëherë  nisi një  breshëri sulmesh ndaj kompanisë që si duket, po cënon miliarderët e qeverisë.

Rregullatorët e shohin me shqetësim faktin që kompania tregtare mund të ndikojë dhe në diskursin publik, duke sugjeruar marrjen e hapësirave mediatike që ka AliBaba. South China Media Post, gazeta më e rëndësishme që përkthehet dhe në gjuhën angleze.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë u shpreh se ata do ta paguajnë dhe do ta pranojnë gjobën. Ndërkohë, në gazetën qeveritare të Kinës shkruhet se gjoba është për përmirësimi dhe është një lloj “dashurie”.

BLOOMBERG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0