Kina akuzon BE për planin e tarifave kufitare të karbonit - Business Magazine Albania

Kina akuzon BE për planin e tarifave kufitare të karbonit

karbonit

Kina deklaroi në nisje të javës se plani i Bashkimit Europian për të vendosur taksën e parë në botë kufitare të karbonit do të përfshijë problemet klimatike në tregti, duke thyer parimet ndërkombëtare dhe dëmtuar perspektivën ekonomike.

Komisioni Europian prezantoi këtë muaj planet për të vendosur një Mekanizëm të Përshtatjes Kufitare të Karbonit, apo tarifë të dioksidit të karbonit, ndaj mallrave ndotëse nga viti 2026, duke detyruar disa kompani që importojnë drejt Bashkimit Europian të paguajnë kosto të karbonit në kufij ndaj produkteve si çeliku.

Lexoni: Sfida globale me ndryshimet klimatike, BE bashkëpunon me Huawei për uljen e emetimit të karbonit

“Ky mekanizëm është në thelb një masë e njëanshme për të përfshirë ndryshimin klimatik tek sektori i tregtisë. Kjo shkel parimet e OBT dhe do cënojë në mënyrë serioze besimin e përbashkët në komunitetin botëror si dhe prespektivën ekonomike”- tha Liu Youbin, zëdhënës i Ministrisë së Mjedisit në Kinë.

Ai përsëriti qasjen e Kinës se reagimet e vendeve ndaj ndryshimit klimatik duhet të marrin në konsideratë nivelin e zhvillimit ekonomik dhe shtoi se tarifa e CO2 do të dëmtojë gatishmërinë dhe aftësinë e vendeve për t’i bërë ballë kësaj çështjeje. Si prodhuesi kryesor në botë i lëndëve të para industriale, Kina mund të pësojë goditjen më të madhe skema e tarifave.

/scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0