Sfida globale me ndryshimet klimatike, BE bashkëpunon me Huawei për uljen e emetimit të karbonit - Business Magazine Albania

Sfida globale me ndryshimet klimatike, BE bashkëpunon me Huawei për uljen e emetimit të karbonit

Huawei

Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, ndaj dhe Bashkimi Evropian ka themeluar Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për të luftuar këtë kërcënim dhe për të promovuar qëndrueshmërinë ekonomike. Një mbështetës i fortë i këtyre ambicieve të gjelbra të BE-së është edhe Huawei.

Ky program siguron që iniciativat e tjera në të ardhmen për më shumë qëndrueshmëri, të jenë të drejta dhe gjithëpërfshirëse. BE synon zvogëlimin e emetimit të gazeve serë me të paktën 55% deri në vitin 2030 dhe për të qenë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.

Huawei është përkushtuar të bëjë pjesën e tij për të ndihmuar në arritjen e këtyre synimeve. Kompania është shprehur mjaft krenare që ofron mbështetjen e saj në mënyrë aktive për transformimin e gjelbër dhe dixhital brenda Evropës.

Së pari, Huawei po punon me klientët për të reduktuar gjurmët e karbonit në industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). TIK është themeli i infrastrukturës dixhitale dhe ky i fundit është edhe baza e zhvillimit ekonomik. Ndaj duhet të përqendrohemi si në konsumin e energjisë, ashtu edhe në efikasitetin e saj.

Për shembull, duke përmirësuar fibrat, Evropa mund të kursejë pothuajse 1.8 milion ton shkarkim të karbonit në vit. Kjo është e barabartë me mbjelljen e 80 milionë pemëve.  5G është njëzet herë më efikas në energji se sa 4G. Kështu që 5G mund të mbështesë 5 Tera-Bit të trafikut me 1 kilovat në orë të energjisë, ndërkohë që 4G mund të mbështesë vetëm rreth 200 Giga-Bit për të njëjtën sasi.

Teknologjitë inteligjente të optimizimit mund të ndihmojnë më tej rrjetet pa tel (Wireless) që të ulin konsumin e energjisë deri në 35%. Huawei është përkushtuar që të përdorë risitë e tij teknologjike për të përmirësuar efikasitetin dhe për të zvogëluar konsumin e energjisë.

Së dyti, Huawei po përdor teknologji dixhitale për të arritur një menaxhim më efikas të energjisë, duke besuar në përdorimin e bit për të menaxhuar vat. Bit janë njësitë bazike të informacionit dixhital, ndërsa vat janë njësitë bazë të energjisë.

Lexo: Amazon lider per blerjen e energjise se rinovueshme 

Integrimi i teknologjive dixhitale dhe energjetike na lejon që të përdorim risi teknologjike në Inteligjencën Artificiale, në lidhshmëri dhe në cloud për të dixhitalizuar industrinë e energjisë. Kjo përmirëson efikasitetin e energjisë dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm.  Dixhitalizimi krijon një platformë që mund të përmirësojë efikasitetin e energjisë në të gjitha industritë, qytetet dhe komunitetet.

Së treti, Huawei po mbështet industritë e tjera në reduktimin e gjurmëve të karbonit përmes zgjidhjeve TIK, të cilët e quajnë këtë mundësi si “gjurma e duarve”. Gjurma e karbonit në industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit përbën vetëm 2% të shkarkimeve në total.

Teknologjitë TIK mund të përdoren për të reduktuar shkarkimin total në rang global me 20%. Kjo do të thotë që “gjurma e duarve” në industrinë e TIK është 10 herë më e madhe se sa gjurma e tij.

Teknologjitë dixhitale janë çelësi i ndihmesës që industritë të arrijnë qëllimet për neutralitetin e karbonit. Ndërtimi i një themeli të fortë të këtyre teknologjive është njëjtë si mbjellja e një pylli dixhital.

Shumë teknologji të reja të TIK, siç janë terahertz, llogaritjet fotonike dhe llogaritja e ngjashme me trurin, do të jetë thelbi për uljen e konsiderueshme të konsumit të energjisë dhe dhënien e një vlere të madhe shoqërore.

Huawei ka qenë në Evropë për 20 vite dhe ka mbështetur sloganin “Në Evropë, për Evropën”. Andaj, kompania do të vijojë të thellojë bashkëpunimin me qeveritë evropiane, ndërmarrjet dhe partnerët e ekosistemit, sepse së bashku mund të ndërtojmë një Evropë të gjelbër dhe dixhitale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0