Kim Kardashian thotë se deklarata e saj për gratë që punojnë u nxorr jashtë kontekstit  - Business Magazine Albania

Kim Kardashian thotë se deklarata e saj për gratë që punojnë u nxorr jashtë kontekstit 

jashtë kontekstit

Ajo tha: “Unë kam këshillën më të mirë për gratë në biznes: Ngrihuni dhe punoni. Sot duket sikur askush nuk dëshiron të punojë.” 

Në fillim të këtij muaji, e famshmja Kim Kardashian ndezi polemika kur deklaroi në një intervistë për Variety se “askush nuk dëshiron të punojë këto ditë” pasi gazetarja i kërkoi asaj t’i ofronte këshilla grave në biznes. Ajo tha në atë intervistë të regjistruar: “Kam këshillat më të mira për gratë në biznes. Ngrihuni dhe punoni. Sot duket sikur askush nuk dëshiron të punojë.” 

Në intervistën e dhënë ajo shtoi: “Duhet të rrethohesh me njerëz që duan të punojnë”, ndërsa familja e saj pohoi me kokë. “Ki një mjedis të mirë pune ku të gjithëve u pëlqen ajo që bëjnë, sepse ke një jetë. Nuk ka mjedise pune toksike.” 

Mirëpo, disa orë para se të publikohej intervista, klipi me këtë reagim u bë viral. Rrjetet sociale morën flakë, duke kritikuar Kim se nuk e pranoi privilegjin nën të cilin ajo ka jetuar. Përdoruesit e rrjetit i quajtën komentet e saj “fyese”. 

Shumë njerëz theksuan se ndërsa Kim padyshim që ka punuar shumë dhe e ka përdorur suksesin e saj në Keeping Up With the Kardashians në maksimum të aftësive të saj, ajo lindi në një privilegj të jashtëzakonshëm që i dha asaj një fillim mjaft të mirë kur ishte fjala për të qenë një grua e suksesshme biznesi.  

Lexoni: Ja përse Kim Kardashian po kritikohet për këshillat e saj drejtuar grave në biznes

Kim dhe motrat e saj Kourtney, Khloé dhe Rob Kardashian, janë fëmijët e Robert Kardashian, i cili ishte një avokat i shquar në vitet ’90. Familja e saj jetonte në një pjesë të pasur të Beverly Hills, dhe ata sigurisht nuk ishin të afërt me klasën punëtore përpara se të fillonin bizneset e tyre. 

Në Twitter, një nga kritikët e saj përmendi, “Ndoshta është e vërtetë që Kardashians punojnë shumë dhe Kim duket se ka shpirtin më punëtor të grupit. Por duke injoruar privilegjin para garës, një baba të famshëm super të pasur dhe një personazh të madh në krah që përfshinte Paris Hilton në kulmin e famës së saj, është i shurdhër në rastin më të mirë, ofendues në rastin më të keq”. 

Si mbrojtje këtë të hënë, Kim deklaroi gjatë një paraqitje në Good Morning America se fjalia e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit.  

Ajo shtoi gjithashtu se “toni dhe qëndrimi” i saj në përgjigjen e pyetjes ishte në fakt sepse ishte e zemëruar që u pyet një moment më parë nëse ajo dhe familja e saj janë thjesht “të famshëm për të qenë të famshëm”. 

Në intervistën e Variety, Kim kishte deklaruar si përgjigje, “Kujt po i intereson. Ne fokusohemi në pozitiven. Nëse kjo është ajo që mendoni, atëherë më vjen keq. Ne thjesht nuk kemi energji për këtë. Ne nuk duhet të këndojmë, të kërcejmë apo të aktrojmë, ne mund të jetojmë jetën tonë, dhe e bëmë këtë. Nuk di çfarë t’ju them.” 

Kim tha se toni i saj ndryshoi në intervistë për këtë arsye dhe prandaj përgjigja e saj mund të dukej fyese. Ylli pohoi se qëllimi i saj në atë kohë ishte që këshilla e saj ta bënte të duket sikur “të kesh një prani në mediat sociale dhe të kesh një reality show nuk do të thotë sukses brenda natës” dhe kërkoi falje për ofendimin duke sqaruar se ajo respekton gratë që punojnë. 

Megjithatë, gazetarët e Variety nuk pajtohen me pretendimet e Kim. Kryekorrespondentja e revistës, Elizabeth Wagmeister, e cila drejtoi intervistën, iu përgjigj Kim, duke thënë se pyetja “të famshëm për të qenë e famshëm” erdhi në fakt pas pyetjes “gratë në biznes”. 

Elizabeth ka retweeted redaktoren menaxhuese të Variety, Kate Aurthur, e cila kishte shkruar: “Të gjitha mediat që shkojnë me Kim Kardashian duke thënë se komentet e saj ishin “jashtë kontekstit”, ju lutemi referojuni videos së @EWagmeister, e cila ofron kontekstin e pyetjes, e cila ishte, ‘Cila është këshilla juaj më e mirë për gratë në biznes?’

Deri më tani, Kim nuk i është përgjigjur ende serisë së komenteve që janë bërë në Twitter në lidhje me të nga gazetarët e Variety. 

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0