Kia EV6 GT modeli i ri më i mirë i kompanisë - Business Magazine Albania

Kia EV6 GT modeli i ri më i mirë i kompanisë

Kia EV6 GT

Kia ka konfirmuar se ka mbyllur mundësinë e porosive për modelin Stinger, duke i hapur kështu rrugë shitjes së makinës tërësisht elektrike Kia EV6, makinës më të fuqishme që Kia ka prodhuar ndonjëherë, e cila do të jetë pasardhësi i Stinger për sa i përket modeleve flagship të kompanisë.

I fuqizuar nga një motor 3.3 litra twin-turbocharged V6, Stinger ishte makina me nisjen më të shpejtë nga Kia, duke arritur shpejtësinë 100km/h nga qetësia në 4.9 sekonda.

Stinger ishte gjithashtu një makinë ikonike për Kia. Performanca e lartë, rrotat e pasme aktive dhe pamja sportive shërbyen si një deklaratë e fuqishme për qëllimin e Kia, duke luajtur një rol tepër të rëndësishëm në transformimin e perceptimit rreth kompanisë.

Gati për ta zëvëndësuar këtë makinë është modeli i ri më i mirë i kompanisë, Kia EV6 GT, tërësisht elektrik me zero emëtime, që pritet të vijë drejt konsumatorëve në Evropë para fundit të këtij viti. Modeli i ri jo vetëm që i merr kurorën Stinger-it si makina më e shpejtë Kia, që arrin shpejtësinë 100km/h nga qetësia në vetëm 3.5 sekonda, por është gjithashtu makina më e fuqishme që Kia ka prodhuar ndonjëherë, me dy motorët elektrikë që prodhojnë fuqi prej 430kW.

Lexo: Sipërmarrja nuk është heroike. Është njerëzore

EV6 GT është i bazuar në platformën Electric Global Modular Platform (E-GMP), e dizenjuar për të “strehuar” fuqinë e konsiderueshme elektrike të makinës. Me një motor të fuqishëm në secilin aks dhe baterinë long-range 77.4kWh të vendosur nën kabinë, EV6 GT ofron hapësirë të madhe në pjesën e brendshme. Me një autonomi prej 424km (WLTP të kombinuar), makina krenohet gjithashtu me teknologjinë e karikimit të shpejtë 800V, që mundëson karikimin nga 10-80% në vetëm 18 minuta.

Jason Jeong, drejtues i Kia Europe tha: “Stinger ishte një makinë transformuese për Kia, e cila ndihmoi në ndryshimin e perceptimit të njerëzve mbi kompaninë tonë. Fokusi i kësaj makine në bashkëveprimin, cilësinë dhe dizajnin e bënë atë një propozim bindës për drejtuesit e shpejtë të makinave. EV6 GT do të shërbejë si një zëvëndësues i denjë, me shitjet që do të nisin më vonë gjatë këtij viti. Kombinimi i performancës së lartë me një dizajn të mrekullueshëm dhe autonomi për distance të mëdha, EV6 GT është me të vërtetë flagship-i i ri i kompanisë tonë gjatë tranzicionit tonë drejt një prodhuesi lider të lëvizshmërisë më të qëndrueshme.”

Kia do të plotësojë të gjitha porositë ekzistuese për Stinger, dhe do të ofrojë kujdes të plotë për të gjithë pronarët e modeleve Stinger. Tashmë porositë për EV6 GT kanë nisur përmes rrjetit të përfaqësuesve të Kia në Evropë dhe porositë e para do të nisin të dorëzohen para fundit të vitit 2022.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0