Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes - Business Magazine Albania

Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes

Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes

Mund të keni lexuar në Forbes. Kevin Sekniqi renditet 30 under 30, si një prej drejtuesve të bizneseve më me ndikim nën moshën 30 vjeçare. Me pasion dhe njohuri të thelluara në fushën e teknologjisë, ai ka bashkëthemeluar kompaninë Avalabs. Produkti i kësaj kompanie, Avalanche, ngjan me Ethereum, por shkon përtej, duke ofruar jo vetëm mundësinë e shfrytëzimit të blockchain, por edhe të krijimit të tij nga biznese, apo grupe të interesuara.

Me ide të qarta në sipërmarrje Sekniqi ndan dy parime tregu, mbi të cilat duhet ndërtuar një startup i suksesshëm.

Na flisni pak veten tuaj në këtë fazë të jetës. Cilat janë angazhimet tuaja?

Jam bashkëthemelues i kompanisë Avalabs që ka Avalanche, ndër top 10 blockchains në botë aktualisht. Jam shumicën e kohës i angazhuar me zhvillimin e teknologjisë. Sigurisht, si themelues, merrem me shumë gjëra, por parësore është teknologjia ku pjesën më të madhe të kohës merrem me përcaktimin e strategjive të produktit. 

Kompaninë e kemi hapur si startup në vitin 2018. Ava Labs është kapitalizuar prej firmave të famshme të VC-ve (Venture Capital) si Andreessen Horowitz (A16Z) dhe tani që flasim  janë një numër i madh personash të angazhuar në  kompani, rreth 200 persona, ndonëse mbetet ende startup.

Nuk është një rastësi fakti që keni krijuar këtë startup. Cili është formimi juaj? 

Kam studiuar për shkenca kompjuterike. Vazhdova për doktoraturë për shkenca kompjuterike në Cornell University. Atje jam takuar me bashkëthemeluesin dhe kolegun tim, që është profesor dhe këshilltar. Atje është krijuar ideja e kompanisë dhe më pas e kemi hapur kompaninë së bashku.

Pasioni për teknologjinë është zhvilluar gjatë universitetit, apo e kishe zbuluar që herët?

Kjo ishte dëshira ime që kur kam qenë fëmijë. Kam dashur të bëj gjithmonë një start-up. Nuk kam ditur se si, derisa kam bashkëthemeluar Avalabs. Por, gjithmonë kam pasur pasion për start-upet.

Prej sa kohësh jeni në Amerikë?

Kam ardhur kur kam qenë katërmbëdhjetë vjeç, tashmë ka 16 vjet që jam këtu.

Cilat janë praktikisht eksperiencat tuaja në fushën e teknologjisë? Lidhen vetëm me start-up-in? Kujt ia dedikoni njohuritë që keni marrë?

Formimin teknologjik e kam marrë nga universiteti, sepse sic e thashë formimi im lidhet me shkencat kompjuterike. Megjithatë kam ditur të bëj programim dhe më parë, që në gjimnaz. Shkollën fillore e kam bërë tek Kolegji Turk në Shkodër, pastaj kam vazhduar të bëj programim. Kam vazhduar normalisht pasionin, por saktësisht kam vazhduar të marr informacione të thella në universitet si edhe gjatë doktoraturës. Në doktoraturë kam zhvilluar shumicën e eksperiencës dhe ekspertizës time që e kam përdorur edhe më vonë për zhvillimin e kompanisë, si p.sh. krijimin e algoritmeve në blockchain.

Si funksionon startupi juaj? Cilët janë klientët, çfarë përfitimesh kanë klientët, si përfshihen ata dhe cili është segmenti juaj i tregut?

Nuk është plotësisht e thjeshtë për të shpjeguar nëse nuk je i futur në fushën e kriptomonedhave dhe blockchain. Avalanche është i ngjashëm me Ethereum. Avalanche ka objektiv të jetë next generation blockchain, shumë i shpejtë dhe shumë efikas. 

Krahas kësaj, ka një veçori shumë të ndryshme me të gjithë Blockchains të tjerë. Me Avalanche Blockchain, ti, si një zhvillues, mund të lançosh një blockchain tëndin. Këtë nuk mund ta bësh me Ethereum. 

Për shembull, janë shumë kompani studio-gaming që kërkojnë të krijojnë një blockchain të tyrin. Ky është një treg jashtëzakonisht i madh, ku tregtohen asetet e gaming. Kështu, instrumentat që mund të blihen në gaming, mund të këmbehen dhe të tregtohen në një treg sekondar. Studiot e Gaming duan të krijojnë marketplaces. Ky është tregu i gjeneratës së ardhshme dhe që po zhvillohet shumë. Këtë vit do të shohim disa blockchains të krijuara nga studio gaming  të cilat përdorin Avalanche dhe do t’i publikojnë online.

Një fushë tjetër për zhvillim është ajo institucionale. P.sh. Blackrock,e cila menaxhon 11 trilionë dollarë ka lajmëruar kohët e fundit se ka për të bërë një test të vogël të tokenizimit, pra marrjes së një aseti në botën reale dhe krijimit virtual të këtij aseti për ta futur në blockchains për ta tregtuar aty. Ava Labs ka marrëdhënie me këto institucione që kanë shumë dëshirë të krijojnë blockchainet e tyre dhe të menaxhojnë me rregullat e tyre, duke paraqitur asetet e tyre në mënyrë të tokenizuar digjitale.

Në mënyrë digjitale, “Tokenization” është ideja e marrjes së një aseti, çfarëdo lloj aseti, për të krijuar një standard digital. Asete, mund të jenë për shembull instrumente në gaming apo aksionet e kompanive etj. E konvertojmë në një format tokenizim, edhe më vonë mund të shpërndahet nëpër Blockchain. Njerëzit mund ta marrin, ta blejnë, ta shërbejnë në mënyrë të ndryshme. Tokenizimi krijon një market shumë efikas.

Lexo edhe: “T-Blocks”: Një hap revolucionar për investimet në Real Estate në Ballkan dhe Evropë

Kemi tokenizimin e Real Estate, për shembull. Kjo e shpjegon shumë mirë dhe thjesht blockchain. Shtëpi, apartamente, fusha, toka, mund të tokenizohen. Për shembull, nëse kam një tokë të madhe, një fermë të madhe me hektarë, mund ta bëj me pjesë të vogla të tokës. Një person mund të blejë një copë të vogël të tokës dhe mund të marrë krejtësisht të drejtat e tokës. Këto zhvillime janë të përfshira dhe ndodhin ne blockchain.

Ideja e Ava Labs-it, që në fillimin e kompanisë ka qenë: 

“Digitize the world’s assets”

Dëshira është që të gjitha asetet me vlerë të mund të digjitalizohen.

Aktualisht, ku është e shtrirë kompania juaj?

Kompania është e shtrirë në Amerikë, Azi dhe Europë.

Cilat janë ato aftësi që keni zhvilluar më së shumti për të ndërtuar një start-up që renditet ndër më të mirët?

Realisht, shumë gjëra i kam mësuar prej gabimeve. Ka persona që thonë: lexo libra të personave të tjerë që kanë bërë diçka të suksesshme. Edhe unë i kam provuar por s’kam pasur asnjë lloj suksesi me to.

Kultura e punës është jashtëzakonisht e rëndësishme kur je duke hapur një start-up. Duhej të gjeja personat që kanë, jo vetëm aftësi, por edhe dëshirë dhe pasion për punën që do të bënin. Pa dëshirë, pa pasion, pa kulturën e sipërmarrjes që të çohesh në 3 në mëngjes, të stresohesh për të bërë diçka, nuk mund të ecë përpara me startup.

Ndërkohë, duhet të jesh i shpejtë në formën se si e ndryshon strategjinë. Duhet bërë çdo gjë e mundur për të mbijetuar. Disa thonë, planet duan vite për t’u zhvilluar. Ndoshta kjo është e vërtëtë për kompani të mëdha, por për start-up nëse nuk je duke e modifikuar strategjinë në mënyrë ditore, që të rritet mundësia e  mbijetesës, ke për të “vdekur” si startup.

Një themelues startupi duhet të mendojë, jo vetëm për problemet që ka një konsumator tani. Kompanitë më të mira, krijojnë të ardhmen vetë. E parashikojnë një të ardhme dhe e zhvillojnë, për konsumatorin. 

Lexo edhe:Historia e emigrantit shqiptar që zotëron një nga sipërmarrjet më të suksesshme në Amerikë.

Leksioni më i rëndësishëm që di sot për sot është që: Dy gjëra janë jashtëzakonisht të rëndësishme për kompani të suksesshme. 

1- Biznesi të ngrihet në një fushë që pak të tjerë kanë dëshirë ta angazhohen, sepse është diçka shumë e vështirë. Po sjell thënien: “Është më e thjeshtë të bësh gjëra të vështira se të bësh gjëra të thjeshta.” Pse?  Sepse të gjithë të tjerët janë duke bërë gjëra të thjeshta. P.sh. Elon Musk e ka parë që askush tjetër nuk po e bënte gjënë që ai donte të bënte dhe ka qenë pothuajse i vetmi.

2- Të ketë një treg të madh, të shtrirë jashtë kufinjve. Nëse ke këtë gjë, startup-i merr vlerë ndërkombëtare. Normalisht ka shumë pak nga këto startup-e, apo persona që i shohin këto lloj mundësish. 

Por, ti ke një kohë të kufizuar në këtë botë; Nëse nuk je duke shpenzuar dhjetë vjet për të hapur një startup me impakt jashtëzakonisht të madh, je duke humbur kohë. Duhet të kemi kurajo jashtëzakonisht të madhe, për të qenë super të suksesshëm.

Kjo strategji dhe kjo zgjedhje ju kanë renditur në Forbes si “30 under 30”?

Forbes seleksionon tridhjetë personat nën tridhjetë vjeç, që kanë pasur impaktin më të madh në fushën e financës, biznesit, e startupeve në atë vit. Nuk e di specifikisht se çfarë kriteresh ka Forbes. Ata thjesht bëjnë një seleksionim. Mijëra persona bëjnë interviste dhe më vonë seleksionojnë 30 personat.

Lexo edhe:Çfarë i bën të suksesshëm vëllezërit Halimi, të cilët njihen anembanë botës

A mund ta ritheksoni diferencën që bën në treg startup-i juaj?

Diferenca kryesore është që me AVALANCHE, ti si një developer mund të krijosh blockchain tënd, kurse Ethereum nuk të lejon. Avalanche thotë “Unë kam Blockchain-in tim dhe ju bëni aplikacionet në të. Por, kush e krijon dhe menaxhon aplikacionin e vet krijon rregullat dhe ligjet e veta. Këto janë diferencat kryesore. Kjo është edhe arsyeja pse është shumë i kërkuar kundrejt Ethereum te gaming dhe te institucionet, për shembull.

Cili është vizioni juaj për të ardhmen e kompanisë?

Për blockchain, vizioni ka qenë i njëjti që nga fillimi. Unë mendoj që të gjitha gjërat me vlerë duhet të jenë në blockchain. Interneti  ju lejon programimin dhe transferimin e informacionit, kurse blockchain lejon programimin e transferimit të gjërave dhe vlerave digjitale. Kjo është diferenca me internetin, ku nuk mund të transferohen gjëra të vlefshme.

A mund të flasim pak për projektin tuaj të ardhshëm në Shqipëri? Ju do të sillni një Startup Fund, apo jo?

Po, ideja ime është shumë e thjeshtë. Mendoj se është diçka që do t’i vlejë tregut shqiptar. Tregu shqiptar nuk është i madh, por ka talente në Shqipëri. Dua të identifikoj këtë talent dhe të mund të investoj tek ai. Mund të jetë çfarëdolloj fushe dhe si shqiptar që jam, jam shumë i interesuar për të mbështetur. 

Ky talent është e ardhmja e ekonomisë shqiptare dhe uroj t’i jap disa këshilla të vlefshme se si t’ia dalin në nivel ndërkombëtar. 

Kjo është mënyra më efektive nëpërmjet të cilës dua të jap ndikim në Shqipëri. Industria në Shqipëri nuk mund të mendohet, sepse është shtet i vogël, por sipërmarrja bën shumë punë. 

A keni ndonjë target për vitin e parë të këtij projekti?

Duhet të njoh më mirë tregun dhe të njoh zhvillimet. Por, kam planifikuar investime mbi 25 mijë usd për çdo startup dhe kompani. Varet gjithmonë nga madhësia e kompanisë. Investimin mund t’ua bëj edhe personave që kanë një ide shumë të mirë dhe kërkojnë financim, por e mira do të ishte që të kishte nisur disa hapa fillimisht. 

Ndërsa kompanitë që kanë shumë vite në treg nuk janë targeti im.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0