Këto 4 gjëra do t'ju ndihmojnë të shkëlqeni në intervistën tuaj të ardhshme - Business Magazine Albania

Këto 4 gjëra do t’ju ndihmojnë të shkëlqeni në intervistën tuaj të ardhshme


Në një botë ideale, marrja e punës së ëndërrave tuaja do të varet vetëm nga aftësitë tuaja dhe përvoja paraprake e punës. Në botën e vërtetë,  këto mundësi vijnë si rezultat i përshtypjes që i lini intervistuesit tuaj.

Më poshtë janë 4 gjërat që do t’ju ndihmojnë në intervitën tuaj të radhës:

  1. Flisni për veten tuaj

“Gratë më shumë se burrat e kanë të vështirë të thonë atë që bëjnë me të vërtetë mirë”, thotë Mary Civiello.

Në terma praktikë, kjo do të thotë që i gjithë komunikimi juaj me menaxherin e punësimit duhet të përforcojë idenë që ju e meritoni punën. Kur është fjala për emailin, ju duhet të rrëmbeni vëmendjen e kontaktit kur iu kërkojnë për një intervistë duke filluar me rreshtin e subjektit. “Jepu atyre një arsye për t’a hapur atë,” thotë ajo. “Pastaj, për t’u dhënë atyre një arsye për të klikuar në rezymenë tuaj.”

  1. Praktikoni rregullin e 3-shit

“Kur përgatiteni për intervistë, dilni me tri cilësi apo gjëra që ju mendoni se me të vërtetë iu bëjnë të veçantë”. Këto mund të jenë çdo gjë nga aftësia juaj për të punuar në mënyrë efektive në një ekip deri tek krijimtaria dhe tek fleksibiliteti juaj. Pastaj, për të tërhequr vërtet vëmendjen e punëdhënësit, mendoni për “histori të vogla” që ilustrojnë secilën nga këto cilësi.

  1. Mendoni si një tregimtar

Për të treguar këto histori, ndiqni tre hapa, rekomandon Civiello. Hapi i parë është të flisni për një situatë me të cilën jeni ballafaquar, një mënyrë për ta vënë intervistuesin tuaj në këtë moment. Hapi i dytë: Paraqitni sfidën para jush. Së fundmi, thojini atij ose asaj procesin e mendimit dhe ekzekutimit të zgjidhjes tuaj.

  1. Jini i sigurt në gjuhën e trupit tuaj (Ose të paktën stimulojeni atë)

“Njerëzit gjykojnë mbi ju … brenda më pak se një sekonde kështu që tregoni siguri kur hyni, edhe në qoftë se jeni nervoz, ju keni atë buzëqeshjen e madhe gati për të shkuar para”, thotë ajo. Gjëra të tilla si një shtrëngim duarsh, qëndrim i drejtë dhe i përkulur përpara mund t’iu çojë në një rrugë të gjatë.

 

burimi: fortune.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0