Këtë javë pritet heqja e tarifave roaming Shqipëri-Kosovë - Business Magazine Albania

Këtë javë pritet heqja e tarifave roaming Shqipëri-Kosovë


Tarifat e shërbimit roaming protet të hiqen me Kosovën. Një rezolutë e miratuar në maj të këtij viti nga Kuvendi i Shqipërisë parashikonte heqjen e Roaming, ndërsa tani projektligji pritet të kalojë në seancën e ardhshme plenare.

Eduard Shalsi, kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ka theksuar se, “ne gjykuam që të kalojmë me një propozim konkret dhe ta miratojmë në Parlament heqjen e Roamingut”.

Ndryshimi ligjor mundëson që “Roaming” të hiqet edhe me vendet e tjera në vijim. Ai krijon hapësirën e duhur për AKEP-in, për rregullimin e tarifave në Roamingun ndërkombëtar.

Heqja e këtyra tarifave Shqipëri-Kosovë mundëson që qytetarët të mos paguajnë tarifa shtesë për përdorimin e celularit në Kosovë dhe Kosovarët të mos paguajnë më tepër kur vijnë në Shqipëri.

Projektligji pritet të shkojë shpejt në seancë plenare. Ky hap merr rëndësi, pasi Kosova është vendi më i frekuentuar në rajon nga ne, duke bërë që edhe shpenzimet për roaming të jenë më të larta, se në çdo vend tjetër.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0