Këta janë filmat që Netflix i ka fshirë me kërkesë të qeverive

Këta janë filmat që Netflix i ka fshirë me kërkesë të qeverive


Për herë të parë, Netflix ka publikuar numrin e kërkesave që ka marrë nga qeveri të ndryshme për të fshirë disa përmbajtje nga platforma e tyre. Netflix tha se ka fshirë gjithsej 9 filma dhe show gjatë 23 viteve.

Duke filluar që nga viti 2021, Netflix tha se do të raportojë kërkesat që merr nga qeveri të ndryshme çdo vit për të fshirë përmbajtje. Shumë kompani teknologjike i kanë raportuar këto lloj kërkesash duke përfshirë Facebook, Google, Amazon, Apple dhe Microsoft.

Për shembull, në vitin 2019, Netflix fshiu një episod të “Patriot Act” me komedianin Hasan Minahj, duke mos e shfaqur më në Arabinë Saudite me kërkesë të qeverisë. Kompania e fshiu episodin e titulluar “Arabia Saudite”, pasi qeveria e këtij vendi tha se ishte shkelur ligji ndaj krimit kibernetik. Heqja e këtij episodi u kritikua nga avokatë të fjalës së lirë, duke thënë se kjo dekurajonte lirinë artistike të fjalës.

Lexo këtu: Netflix sfidohet nga një konkurrent i ri, platforma Britbox

Gjithashtu, në 2019-n, Netflix hoqi filmin epik fetar të Martin Scorsese “The Last Temptation of Christ”, nga shfaqja në Singapor, pas një kërkese nga Autoriteti i Zhvillimit Mediatik Infokom të Singapor-it (IMDA). Filmi është ndaluar në këtë shtet.

Edhe më herët, Netflix fshiu serialin brazilian  “The Last Hangover”, nga shfaqja në Singapor, në vazhdim të kërkesës së IMDA. Ky autoritet ka kërkuar nga Netflix-i që të fshijë “Cooking on High,” “The Legend of 420” dhe “Disjointed”, nga shfaqja në Singapor gjatë vitit 2018.

Në 2017, Autoriteti Vietnamez për Informacionin Elektronik dhe Transmetimet Live kërkoi nga Netflix që të fshijë “Full Metal Jacket”, nga shfaqja në Vietnam. Ndërsa Komisioni Gjerman për Mbrojtjen e të Rinjve i kërkoi Netflix-it që të fshijë “Night of the Living Dead”, nga shfaqja në Gjermani.

Në 2015, Organi i Etiketimit të Videove dhe Filmave në Zelanën e Re i kërkoi Netflix-it të fshijë “The Bridge”, nga shfaqja në Zelandën e Re, pasi filmi u konsiderua si “i dënueshëm” në këtë vend.

CNBC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0