Këta CEO zbulojnë librat që ndryshuan jetën e tyre - Business Magazine Albania

Këta CEO zbulojnë librat që ndryshuan jetën e tyre


“Shumë libra kanë ndryshuar pikëpamjen time mbi botën. “Një kthesë në jug” nga VS Naipaul ndryshoi gjithë qasjen time në një pjesë të Amerikës që nuk ishte e njohur për mua. Shëmbëlltyra prej 100 faqesh e Spencer Johnson, “Kush e ka zhvendosur djathin tim” – siç duket si tingujt e titullit – është ndoshta me rëndësi sot, ashtu siç ishte kur u botua në vitin 1998. Unë do të argumentoja edhe më e rëndësishme në këtë epokë të ndryshimeve të shpejta teknologjike.” thotë Betty Liu influencuese në LinkedIn.

Dhe kur fillova të mendoj seriozisht për fillimin e kompanisë sonë, një mik CEO më rekomandoi që të lexoja The Hard Thing About Hard Things” të Ben Horowitz-it. Ky libër më ndihmoi t’i hapja sytë drejt realitetit të të filluarit një biznes.

Në Radiate, ne kemi pyetur disa nga ekspertët tanë se çfarë libri ndryshoi jetën e tyre.

Dan Gilbert, themelues dhe kryetar i Quicken Loans:

“Tom Peters më influencoi shumë nga fundi i viteve 80. Ai shkroi “Në kërkim të përsosmërisë” dhe “Një pasion për ekselencën”. Procesi i tij i mendimit dhe mendimi i tij mbi kulturën dhe biznesin.”

Lexoni: 6 LIBRAT QË DUHET TË LEXONI NË VITIN 2018 NËSE DONI TË BËHENI TË PASUR

Arianna Huffington, themeluese, Thrive Global: 

“Një libër që ndryshoi jetën time është nga Marcus Aurelius, i cili ishte një perandor i Romës për 19 vjet dhe një filozof stoik. Ai shkroi një libër të quajtur “Meditimet”. Ky ishte një njeri që merrej me fatkeqësitë, pushtimet dhe tradhëtitë, por ai arriti të qëndronte mbi çdo gjë. Ai arriti të mbetej i patrazuar. E dua atë libër, e kam në shtratin tim, sepse nëse perandori i Romës mund ta bëjë këtë, sigurisht që mundem edhe unë.”

Richard Haass, president, pjesë e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë:

“Ndoshta libri që bëri dallimin më të madh për mua, intelektualisht, ishte një libër i një akademiku australian, të cilin e njihja kur isha student i diplomuar në Oksford. Emri i tij është Hedley Bull dhe emri i librit është “Shoqëria Anarkike” dhe ky libër ju tregon gjithçka që duhet të dini.

Në çdo moment në histori, ka forca anarkie, çrregullime apo, për të përdorur fjalën time të preferuar, rrëmujë. Në të njëjtën kohë, ekzistojnë forca të shoqërisë, rendit ose organizatës dhe në çdo moment në histori është ekuilibri, është konkurrenca mes forcave të anarkisë dhe forcave të shoqërisë që i japin epokës karakterin e saj.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0